Armando Vajushi, gol që në miqësoren e parë me Liteksin

Ditën e sotme, ekipi i LIteksit, ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj kundërshtarëve modest të Hebros. Ndeshja, siç bëhet e ditur edhe në faqen zyrtare të klubit http://pfclitex.com/site/bg/, është luajtur në Svilengrad dhe ka përfunduar me rezultatin 6-0 për ekipin e Liteks Lovech. Ndonëse miqësore, kjo ndeshje ka shënuar edhe të parin takim të futbollistit shkodran Armando Vajushi me këtë skuadër.

Vajushi: Stërvitja e parë me Stoiçkov, kënaqësi e madhe

Futbollisti shkodran Armando Vajushi është habitur së tepërmi nga pritja që i kanë bërë bullgarët. Ai ndodhet vetëm prej pak ditësh atje pasi ka nënshkruar kontratën e re me ekipin e Liteksit megjithatë ka mbetur i mrekulluar nga pritja.Këtë e ka shprehur edhe në prononcimin e tij për gazetën online "shkodrasport.com" kur ka thënë:

Prezantohet Vajushi. Numrin 14 edhe tek Liteksi

Sulmuesi shkodran Armando Vajushi është prezantuar ditën e sotme tek skuadra e tij e re- Liteks Lovech. Ai ka qenë përkrah  futbollistëve të tjerë, edhe ata blerje në merkaton e janarit. Fakti që presidenti Gançev ka blerë plot 7 futbollistë cilësorë në këtë merkato, tregon se ai ka qenë shum i pakënaaqur me ecurinë në fazën e parë kur skuadra e tij është renditur në vendin e shtatë të renditjes.

Sukaj gati firma në Iran me skuadrën Sepahan

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj pritet të firmosë në Iran me një skuadër të këtij kampionati. Bëhet fjalë për Sepahan, ekipin që mban vendin e tretë në kampionat me 33 pikë pas 17 ndeshjesh të luajtura. Në fakt ka kohë që flitet për një mundësi lëvizje të këtij futbollisti drejt këtij vendi por udhëtimi thuhet të jetë bërë ditën e djeshme. Sulmuesi 24 vjeçar ka marrë fillimisht rrugën drejt Turqisë dhe më pas drejt Iranit. Të dhënat e para bëjnë fjalë për një kontratë shumë të mirë të këtij futbollisti megjithatë shuma që do përfitojë nuk bëhet e ditur për momentin.

Lajmi i fundit: Vajushi nënshkruan për 3.5 vjet me Liteks

Ka mbërritur edhe firma për futbollistin e Vllaznisë Armando Vajushi me skuadrën e tij të re, Liteks Loveç. Kjo ka ndodhur pak minuta më parë dhe lajmi konfirmohet për gazetë online "shkodrasport.com" nga menaxheri i tij shkodrani tjetër Uliks Kotrri. Kohëzgjatja e kësaj kontrate do jetë 3 vjet e gjysëm por drejtuesit e klubit bullgar kanë si objektiv promovimin e këtij futbollisti dhe shitjen e tij në një klub më të madh jashtë vendit.

Kotrri: Firma e Vajushit në Bullgari, shumë pozitive

Armando Vajushi sot ka lënë qytetin e tij- Shkodrën e ka marrë rrugën drejt Bullgarisë. Aty ku nesër pritet të firmosë kontratën e re me ekipin Liteks Lovech. Kanë mbetur për t'u bërë vetëm vizitat mjekësore dhe më pas direkt e tek momenti i firmosjes së kontratës. Uliks Kotrri, menaxheri shkodran që ka ndërmjetësuar për këtë lëvizje të Vajushit sëbashku me menaxherin tjetër Kosta Grillo, bën të ditur se nuk ka asnjë pengesë për firmosjen e kontratës. Duke folur ekskluzivisht për gazetën online "shkodrasport.com", ai ka bërë të ditur detaje rreth bisedave të bëra me drejtuesit e klubit bullgar.

Sulejmani: Salihin e kërkojnë në Angli dhe Turqi

Po flitet shumë për sulmuesin shkodran Hamdi Salihi. Ai me shumë mundësi do largohet nga skuadra e tij aktuale Rapid i Vjenës gjatë këtij muaji ngaqë nuk po gjen shumë hapësira në formacion. Po ashtu edhe vetë drejtuesit e...

Vajushi firmos në Bullgari me Liteks për 400 mijë euro

Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur sportdashësit shkodranë me një lajm jo të mirë për ta. Armando Vajushi do të lërë Vllazninë dhe do të luajë në tre vitet e ardhshme për skuadrën Liteks Loveç të Bullgarisë. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta "Panorama Sport", sipas të cilës, vetë lojtari ka qenë mbrëmë në Bullgari i shoqëruar nga babai i tij dhe menaxheri shkodran Uliks Kotrri dhe kanë firmosur kontratën përkatëse me këtë klub, që do ta mbajë atë të lidhur me bullgarët për tre vitet e ardhshme.

Hamdi Salihi, ofertë edhe nga Bryzhi

Prej ditësh kanë filluar të qarkullojnë lajme se sulmuesi shkodran i kombëtares shqiptare dhe i Rapidit të Vjenës Hamdi Salihi do lëvizë nga skuadra austriake. Fakti që ai nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me këtë ekip, ka bërë që shumë skuadra të hidhen në kërkim të tij. Flitet për pista angleze, gjermane, turke etj por së fundi ka dalë në skenë edhe Bryzhi i Belgjikës.

Elis Guri shpallet “Sportisti i vitit” në Bullgari

Mundësi shkodran Elis Guri është shpallur "Sportisti i vitit" në Bullgari duke marrë trofeun më të lartë të sportit bullgar në një ceremoni të zhviluar me këtë rast në Sofje. Guri gjatë vitit 2011 ka fituar medaljen e artë dhe është shpallur Kampion bote në mundje në garat e zhvilluara në Turqi dhe pikërisht ky sukses, i ka dhënë atij avantazhin e madh në krahasim me sportistët e tjerë bullgarë.