Vajushi luan dhe humbet 1-2 ndaj Crvena Zvezdës

Skuadra bullgare e Liteksit ku aktivizohet futbollisti shkodran Armando Vajushi ka zhvilluar pasditen e sotme edhe miqësoren e dytë në përgatitoren që ajo është duke bërë në Antali të Turqisë. Kundërshtari i rradhës për bullgarët ka qenë skuadra e mirënjohur e Serbisë- Crvena Zvezda. Rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 2-1 për serbët. Edhe në këtë ndeshje, Vajushi ka luajtur me formacionin e parë të LIteksit që është aktivizuar vetëm në pjesën e parë të ndeshjes.

Liteks i Vajushit humb 0-1 në miqësoren ndaj rumunëve të Cluj

Pasditen e sotme, skuadra bullgare Liteks Lovech ku luan futbollisti shkodran Armando Vajushi ka zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj rumunëve të Clujit. Edhe kjo skuadër si Liteksi, është duke zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë dhe ndeshja është zhvilluar në një nga fushat e kompleksit ku janë sistemuar këto ekipe. Nga sa bëhet e ditur, rezultati përfundimtar i ndeshjes ka qenë 1-0 për Cluj. Vajushi ka luajtur 45 minutat e parë bashkë me titullarët e tjerë ndërsa në të dytën trajneri Stoiçkov i ka zëvendësuar të gjithë. "Ka qenë një ndeshje e mirë për ne pavarësisht se humbëm.

Sukaj debuton me shans në Iran. Sepahan ngjitet në vend të parë

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj e ka patur këmbën e mbarë në debutimin e tij me skuadrën iraniane të Sepahanit. Ndonëse nuk ka shënuar, ai ka dhënë kontributin e tij në fitoren shumë të rëndësishme që Sepahan ka arritur jashtë fushe me skuadrën e Damash Gilan me rezultatin 1-0. Goli i fitores është shënuar pikërisht në minutën e 90-të pas një goditje këndi dhe me këtë fitore, Sepahan tashmë është ngjitur në vendin e parë të renditjes. Sukaj është futuar në lojë në fillimin e pjesës së dytë dhe nuk ka zhgënjyer. Ai ka qenë një rrezik i vazhdueshëm për mbrojtjen kundërshtare ndërkohë që në fund të ndeshjes, gëzimi ka qenë shumë i madh për gjithë futbollistët dhe trajnerin kroat Kranjçar.

Vajushi, i preferuar edhe jashtë fushës në Bullgari

Nata e 2 shkurtit e ka gjetur Armando Vajushin të dashuruar ndoshta si asnjëherë më parë. Bjondi i Shkodrës që zgjodhi Bullgarinë për të nisur karrierën e tij për një moment ka harruar golat e futbollin për t'i kushtuar jo pak vëmendje faqes së facebook. Shkodrani i talentuar është parë të komunikojë me vajza bukuroshe. Vajzat kanë qenë nga lagja që njihet për pjellorinë e gocave të bukura të cilat kanë tërhequr vëmendjen e ish-futbollistit të Vllaznisë. Për disa orë me radhë komentet në rrjetin social në facebook kanë qenë të panumërta. Aty ka patur gjithçka. Ka patur batuta, humor, ironi, sarkazëm dhe shkëmbime komentesh interesante. Duket se Vajushi nuk është bindur nga bukuroshet e Bullgarisë ashtu siç pjestari tjetër i kombëtares, bashkombasi Elis Bakaj dhe akoma mendjen e ka tek femrat shkodrane, duke mos i tradhëtuar ata.

Hamdi Salihi firmos në Amerikë me DC United

Merr fund "telenovela" pwr sulmuesin shkodran Hamdi Salihi. Ai do ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist profesionist në bregun lindor të SHBA. Mbrëmjen e së enjtes ai i ka fiksuar një fund të lumtur për telenovelën e merkatos së janarit, teksa ka arritur akordin përkatës për t’iu bashkuar “D.C. United”. Gazeta austriake “Kurier” thotë se sulmuesi shqiptar ka anashkaluar ofertën shumë të mirë finaciare, të mbërritur nga Kina, më saktësisht nga skuadra Changchun, për të shkuar në Amerikë. Një shtysë pozitive për 28-vjeçarin duket se ka qenë e dashura e tij, Rosela, që jeton në afërsi të Nju Jorkut.

Hamdi Salihi refuzon Kinën. Mbetet tek Rapidi

Sulmuesi shkodran Hamdi Salihi ka refuzuar të kalojë tek skuadra kineze Changchun Yatai Fc sepse nuk i ka pëlqyer oferta financiare që ata i kanë bërë. Duke qenë kështu, ai ka vendosur të qëndrojë në Austri edhe njëherë tjetër, gjithnjë nëse kinezët nuk e rrisin ofertën e tyre financiare. Sipas një prononcimi të bërë nga 28 vjeçari shkodran për gazetën austriake "Courier", ai ka thënë se "u kam kërkuar drejtuesve të klubit kinez të rrisin ofertën e tyre sepse me atë çfarë ofronin ata, unë nuk isha dakord të lëvizja drejt Kinës. Për momentin nuk kam marrë asnjë përgjigje prej tyre dhe ndoshta ata janë duke menduar për një sulmues tjetër.

“Porosia” e Vajushit: Fanella me nr.14 është e imja, mos ia jepni kujt!

Tek Vllaznia ai ka luajtur me numrin 14. Pikërisht këtë numër ka kërkuar dhe po mban edhe tek skuadra e tij aktuale, ajo bullgare e Liteksit. Armando Vajushi duket I fiksuar pas këtij numri por ajo çfarë është interesante ka të bëjë me faktin se në momentin e largimit nga Vllaznia, ai u ka lënë një “porosi” drejtuesve të Vllaznisë. “Ju lutem, mos ia jepni kujt fanellën me numrin 14”-mësohet t’u ketë thënë ai. Po për çfarë mund të ketë menduar kështu? Ndoshta është thjesht nostalgji, ndoshta mendon të kthehet shpejt tek skuadra shkodrane dhe atë numër kërkon ta marrë prapë.

Shturm Grac kërkon Salihin. Rapidi thotë “jo”

Zhurma në lidhje me të ardhmen e futbollistit shkodran Hamdi Salihi vazhdon. Çdo ditë publikohet nga një emër i ri skuadre se ku mund të përfundojë ai. Për momentin, shpresat më të mëdha janë që ai të shkojë në Kinë tek skuadra Changchun Yatai FC. Por ndërkohë, mediat austriake kanë bërë të ditur sot se e interesuar për sulmuesin 28 vjeçar ka qenë edhe skuadra austriake e Shturm të Gracit. Por përballë kësaj oferte, ka qenë Rapidi i Vjenës ai që ka thënë "jo" sepse ata duan që lojtari të mos shkojë tek ndonjë skuadër tjetër e këtij kampionati për t'i forcuar ata. Në këtë mënyrë, Salihi mund të firmosë vetëm për një skuadër jashtë Austrisë.

Hamdi Salihi shumë pranë kalimit në Kinë

Po t'i thoshin pak kohë më parë se do të shkonte në Kinë për të luajtur futboll, me shumë mundësi që edhe vetë Hamdi Salihi do të ishte habitur së tepërmi. Por në fakt, duket se një gjë e tillë tashmë është shumë pranë realitetit. Ai ka marrë një ofertë shumë të mirë nga njëra prej skuadrave të këtij kampionati pikërisht Changchun Yatai FC. Kjo skuadër i ka ofruar sulmuesit shkodran një kontratë trevjeçare nga e cila ai do të përfitojë 1.8 milionë dollarë ndërsa klubi i Rapidit të Vjenës do të përfitojë 450 mijë euro për ta lënë të lirë atë. Me këtë lëvizje është duke u marrë menaxheri shkodran Uliks Kotrri sëbashku me menaxherin tjetër Kosta Grillo. Vetë Kotrri duke folur për gazetën online www.shkodrasport.com, do të thoshte:

Feliks Tota nga Ada kalon tek Liria e Prizrenit

Përveç Alsid Tafilit, tek skuadra Liria e Prizrenit ka kaluar edhe një tjetër futbollist shkodran. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Adës së Velipojës Feliks Tota. Lajmi bëhet i ditur nga faqja zyrtare në internet e klubit kosovar që e quan këtë lojtar, prurjen më interesante dhe njëherësh më kualitative që ka sjelluar Liria në këtë merkato janari. Tota që aktualisht është ende lojtar ( me letra) i skuadrës Ada, të dielën që shkoi, e ka kaluar në shoqëri të drejtueve të skuadrës nga qyteti i lashtë.Ai ka rënë dakord me gjithçka sa i takon kontratës me drejtuesit bardhezinj.