Armando Vajushi do kërkojë largimin nga Liteksi

Armando Vajushi do të kërkojë largimin nga Liteksi. Lajmin e ka bere te ditur gazeta “Panorama Sport” ne nje interviste te marre lojtarit shkodran. Në një bisedë telefonike për kete gazetë, Vajushi ka treguar vuajtjet në Bullgari dhe arsyet pse synon të kalojë në një tjetër klub në formë huazimi. “Jam shumë i dëshpëruar, nuk më përkrah askush. Menaxheri i klubit më ka gënjyer. Me trajnerin Stoiçkov kam relata të shkëlqyera, nuk është ai problemi”, – thotë ndër të tjera Vajushi. Ja intervista e tij e plote dhene per kete gazete:

Hamdi Salihi shënon golin e parë në kampionatin amerikan

Fillimi I muajit maj duket se ka qene I mbare per sulmuesit shkodran që luajnë me ekipet jashtë Shqipërisë. Pas Xhevahir Sukajt që ka shënuar në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të Azisë për skuadrën e tij iraniane të Sepahanit, rradha ka qenë për shkodranin tjetër Hamdi Salihi për ta bërë këtë gjë. 28 vjeçari që kalon në muajin shkuar në kampionatin amerikan tek skuadra DC Junajtid, më në fund arriti të shënojë golin e parë në kampionatin amerikan. Ka ndodhur kështu në mengjesin e së enjtes kur për ndeshjen e vlefshme për kampionat në transfertë ndaj ekipit San Hose, ai e ka dërguar topin në rrjetë në minutën e 88-të të ndeshjes duke shënuar golin e tretë për ekipin e tij.

Dëmtohet Armando Vajushi. Mungon të shtunën në ndeshjen e rradhës

Futbollisti shkodran Armando Vajushi nuk do luajë në ndeshjen e rradhës për ekipin e tij të Liteksit pasi ka pësuar një dëmtim dhe do jetë i pamundur për të luajtur. Ai ka pësuar një dëmtim në shpinë dhe tentativa e mjekëve të skuadrës për ta rikuperuar duket se e ka përkeqësuar gjendjen e tij. Lajmin e ka bërë të ditur për gazetën online shkodrasport.com vetë futbollisti që ka thënë: "Kam pasë një dëmtim në shpinë në stërvitje dhe do mungoj në ndeshjen e rradhës, atë që Liteksi do luajë të shtunën ndaj Chernomorets Burgas. Unë ndjeva dhimbje dhe megjithatë doktori i ekipit më tha se nuk kisha ndonjë dëmtim serioz.

Xhevahir Sukaj shënon sot në Champions League të Azisë

Sulmuesi i talentuar shkodran Xhevahir Sukaj ka shënuar sërish për skuadrën e tij iraniane Sepahan. Ka ndodhur kështu pasditen e sotme teksa ai ka kontribuar në fitoren e skuadrës së tij 3-0 ndaj Al Nasri të Dubait, në ndeshjen e luajtur për Champions League të Azisë.Sukaj ka kontribuar në fitoren e skuadrës së tij teksa ka shënuar golin e dytë pikërisht në minutën e 77-të të ndeshjes. Po ashtu, ka fituar edhe një 11-metërsh gjatë kësaj ndeshje duke u shndërruar kështu në protagonistin kryesor për Sepahanin. Me fitoren e sotme, kjo skuadër është ngjitur në kuotën e 10 pikëve pas 5 ndeshjesh dhe tashmë ka siguruar daljen në 8-shen e skuadrave më të mira të Azisë që do luftojnë me njëra-tjetrën për të fituar Champions Leaguen e këtij kontinenti.

Eugent Zeka, një titull kampioni si trajner në Itali

Trajneri shkodran Eugent Zeka që jeton në Itali, ka arritur suksesin e parë në pankinë gjatë karrierës së tij. 38 vjeçari që ka marrë edhe liçensën UEFA PRO të trajnimit pikërisht në Koverçiano, të shtunën, në fund të kampionatit rajonal të juniorëve (mosha deri 20 vjeç) ka arritur të zërë vendin e parë dhe të shpallet kampion me ekipin e tij Sestrin Levante. Zeka është trajneri i parë i këtij ekipi. Suksesi i këtij ekipi ka bërë bujë në qytezën me të njëjtin emër, që ndodhet jo shumë larg Xhenoas. Duke iu referuar këtij suksesi, siti genova24.it do të shkruante: "Suksesi i Sestri Levantes të Eugent Zekës, është një sukses historik. Pas 35 vitesh, ky ekip merr një titull të dytë pasi titulli tjetër ishte marrë më 1977". Komente të shumta edhe nga gazeta të tjera lokale, radio e tv.

Xhevahir Sukaj shënon sot golin e fitores për Sepahan

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj ka shënuar sërish për skuadrën e tij Sepahan. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme e vlefshme për kampionatin iranian të futbollit në mes ekipit Folad dhe Sepahan, ai ka shënuar pikërisht në minutën e 85-të të ndeshjes, gol që ka qenë i dyti për skuadrën e tij dhe njëkohësisht i fitores. Deri në ato momente ndeshja ka qenë në barazim 1-1. Sukaj ka rrëmbyer një top nga lojtarët kundërshtarë, ka vrapuar i vetëm drejt zonës dhe përballë 3-4 mbrojtësve, ka arritur të godasë saktë me të majtën dhe ta dërgojë topin në rrjetë. Sigurisht që entuziasmi ka qenë i madh për Sukajn, për futbollistët e tjerë të skuadrës së tij por edhe për trajnerin Kranjçar.

Klodian Semina, gol dhe asist në fitoren e Lokarnos

Mbrojtësi shkodran Klodian Semina ka qenë protagonist në ndeshjen e djeshme, atë që ekipi i tij Lokarno ka luajtur në transfertë me Etoile Carouge dhe e ka fituar thellësisht 5-1. Shtatëlarti i mbrojtjes ka dhënë asistin e golit të parë, ka arritur të shënojë edhe vetë në fundin e ndeshjes pikërisht në minutat e fundit të saj pas një goditje të bukur me kokë. Me fitoren e djeshme, Lokarno ndodhet në vendin e 10-të në ligën e dytë zviceriane dhe tashmë thuajse është 100 për qind e shpëtuar nga rënia prej kategorisë. Në arritjen e kësaj, sigurisht që Lokarno një ndihmë të madhe ka marrë nga sulmuesi Sadiku. Elbasanasi ka shënuar plot 15 gola këtë sezon për të. Po ashtu, një ndihmë të madhe i ka dhënë edhe shkodrani Klodian Semina me lojërat shumë të mira që ka zhvilluar në mbrojtje.

Xhevahir Sukaj shënon golin e parë në Iran për Sepahan

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj më në fund ka mbërritur tek goli. Ai ka shënuar për skuadrën e tij Sepahan në ndeshjen e luajtur ndaj Persepolis. Goli i shkodranit 24 vjeçar është shënuar në minutën e 83-të të ndeshjes dhe u duk se me këtë gol ai do t'i jepte fitoren skuadrës së tij por nuk ka ndodhur kështu pasi kundërshtarët kanë barazuar në minutën e 90-të të ndeshjes. Ndeshja e sotme ka qenë e vlefshme për kampionatin iranian të futbollit. Ky gol ka vlera të veçanta për Sukajn sepse është i pari në ndeshjet zyrtare për Sepahanin. Trajneri i tij Kranjçar vazhdon t'i besojë ish-futbollistit të Vllaznisë i cili nuk po e zhgënjen atë.

Alsid Tafili tjetër gol për Lirinë e Prizrenit

Mesfushori shkodran Alsid Tafili ka shënuar sërish për Lirinë e Prizrenit. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Gjakovë ndaj Vllaznimit vendas. Të parët kaluan në avantazh vendasit ndërkohë që Tafili ka arritur të barazojë shifrat në 1-1 në minutën e 61-të të ndeshjes pas një gjuajte të bukur në hyrje të zonës. Ndeshja u duk se do të mbaronte në barazim por gjyqtari i ndeshjes në minutat e fundit ka akorduar një 11-metërsh të paqenë për Vllazninë që është kundërshtuar fuqishëm nga prizrenasit megjithatë ai është ekzekutuar dhe ka përfunduar në rrjetë. Në këtë mënyrë ndeshja është mbyllur 2-1 për gjakovarët, të cilët mbajnë vendin e dytë në renditje pas kësaj jave ndërsa Liria ndodhet në të tetin me 27 pikë.

Sukaj shtyllë dhe gol i anulluar në fitoren e Sepahanit

Sulmuesi shkodran Xhevahir Sukaj vazhdon të jetë protagonist me skuadrën e tij të Sepahanit. Ai ka luajtur mbrëmë për këtë skuadër në ndeshjen e Ligës së Kampioneve të Azisë kur Sepahan ka pritur në fushën e tij kampionen e Katarit- Lekhëiya. Skuadra e Sukajt ka fituar 2-1 dhe ndonëse ai vetë nuk ka shënuar, sërish ka bërë një ndeshje mjaft të mirë. Ka goditur një shtyllë gjatë kësaj ndeshje dhe po ashtu ka shënuar edhe një gol mëse të rregullt sipas vetë atij por të anulluar nga gjyqtari pa të drejtë. "Jam aktivizuar në pjesën e dytë dhe mendoj se jam paraqitur mirë. Godita shtyllën dhe në një moment tjetër, gjyqtari më anulloi një gol shumë të bukur gjoja për poziicion jashtë loje por në fakt pozicioni im siç e dhanë edhe mediat këtu, ishte mëse i rregullt"- ka thënë Xhevoja për gazetën online www.shkodrasport.com.

FUTBOLLI I FEMRAVE

HISTORI