Xhovani Shkoza, medalje argjendi në turneun e Podgoricës

0

Pjesmarrja e xhudistëve shkodranë në turneun ndërkombëtar të xhudos "Mladost Open Cup 2012" që është zhvilluar sot në Podgoricë të Malit të Zi, ka qenë sërish e suksesshme. Spikat mbi të gjithë paraqitja e Xhovan Shkozës që ka bërë figurën më të mirë nga të gjithë sportistët tanë. Ai ka fituar tre ndeshje dhe është mundur vetëm në finalen e peshës 50 kg duke merituar kështu medaljen e argjendtë të këtij aktiviteti.Një figurë të mirë ka bërë edhe sportisti tjetër i ekipit të "Albania Judo Kodokan" pikërisht Reoland Vasija që ka marrë medaljen e bronztë dhe ka zënë vendin e tretë në peshën deri 30 kg.

Nis Kupa “Agim Tafili”. Leart Bregu fitues i etapës së parë

0

Ka nisur paraditen e sotme kupa “Agim Tafili”. Një aktivitet dyditor që I kushtohet legjendës së çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar, të ndarë nga jeta katër muaj më parë pas një sëmundje të rëndë. Ka qenë Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe klubin shumësportësh Vllaznia, që kanë marrë përsipër organizimin e një aktiviteti të tillë. Në të janë duke marrë pjesë çiklistët më të mirë të vendit. Ata kanë garuar sot në etapën e parë, atë me itinerar Tiranë- Shkodër, 100 km e gjatë. Çiklistët kanë ecur në grup deri në hyrje të Shkodrës dhe pikërisht në maloren e vogël të Beltojës, ka qenë çiklisti I Flamurtarit Leart Bregu, ai që është shkëputur dhe ka hyrë I pari në Shkodër. Koha e arritur nga Bregu ka qenë 2h50’10”, I dyti doli çiklisti I Tiranës Olsion Veliaj me +7” dhe I treti çiklisti tjetër I Flamurtarit Donald Mukaj me +8”.

Qamil Bajrami kampion i Shqipërisë dhe mundësi më i mirë

0

Për herë të parë pas shumë vitesh, një mundës I Vllaznisë arrin të shpallet kampion kombëtar. Ka ndodhur kështu me mundësin Qamil Bajrami I cili në peshën 74 kilogramë ka sfiduar të gjithë kundërshtarët e tij duke zënë vendin e parë në këtë peshë. Kampionati kombëtar I mundjes së lirë është zhvilluar ditën e shtunë në pallatin e sportit “Asllan Rusi” të kryeqytetit dhe ka patur një pjesmarrje të madhe sportistësh nga të gjithë ekipet e vendit.

Sot nis Rrethi Çiklistik. Vllaznia pretendente si ekip dhe si individ

0

Paraditen e sotme do të nisë Rrethi i Parë Çiklistik për juniorë dhe kadetë. Federata Shqiptare e Çiklizmit ka vendosur të punojë dhe të investojë tek çiklistët e së ardhmes meqë po rritet një brez i talentuar sportistësh dhe për këtë arsye, ka vendosur të organizojë për herë të parë një Rreth të tillë. Pjesmarrës do të jenë të gjithë ekipet e vendit me sportistët e tyre më të mirë dhe padyshim që është edhe Vllaznia.

Lurjan Kaci medalje bronzi në turneun e Bosnjës

0

Xhudisti i ekipit të Vau Dejësit Lurjan Kaci ka përfaqësuar Shqipërinë dhe ka marrë medaljen e bronztë në turneun “Borsia Cup Open” për moshat që është zhvilluar në Bosnjë nga datët 30 shtator-2 tetor. Ai ka konkurruar në kategorinë e peshës deri 60 kg dhe ka fituar 4 ndeshje duke humbur ndaj kampionit të Ballkanit dhe për rrjedhojë ka zënë vendin e tretë.

Nuk është vetëm Florian MARKU, një tjetër SHQIPTAR shpallet kampion BOTE

0
Kickboxeri shqiptar Ndue Lleshi është shpallur kampion bote në sportin a arteve marciale të përziera (MMA). Luftëtari nga Mirdita ka fituar takimin final në Birmingham të Anglisë duke marrë brezin e kampionit të botës. Ai ka përshëndetur të gjithë shqiptarët me...

Mejdan Zhivani “na mbledh” sërish. Organizohet Kupa me emrin e tij

0
Katër vite pa të por megjithatë vazhdon të jetë mes nesh. Mejdan Zhivani vazhdon të na mbledhë sërish, ashtu siç bënte vite më parë. Këtë herë për ta kujtuar sepse mungesa e tij vazhdon të ndihet tek të gjithë...

Tjetër sukses i ciklistëve të Vllaznisë edhe në garat e Kupës së Republikës

0
Kupa e Shqipërisë në çiklizëm që u zhvillua për dy ditë me rradhë në qytetin e Korçës, ka dhuruar një tjetër paraqitje të mirë të çiklistëve shkodranë dhe ekipit të Vllaznisë. Në të dy etapat e kësaj Kupe, ka...

Mundësit shkodranë 4 vende të para në kampionatin e moshave

0

Në datat 26 dhe 27 prill është zhvilluar kampionati kombëtar i mundjes për paratërinj dhe shkollorë. Vllaznia ka marrë pjesë në këtë kampionat me një përbërje të plotë sportistësh të drejtuar nga trajneri Nazmi Elezi. Në kampionatin e paratërinjve, ekipi shkodran është përfaqësuar me 10 sportistë dhe pikërisht me: Amir Hebovija 42 kg, Ermal Muliu 54 kg, Dashnor Koka 58 kg, Maldin Camaj 63 kg, Engin Krasniqi 63 kg, Emanuel Deda 69 kg, Adnan Guri 76 kg, Ardis Hebovija 85 kg, Eqerem Shega-85 kg, Elton Fusha 96+ kg.

Jurgen Gjergji i Vllaznisë, fitues i kupës “Agim Tafili”

0

Çiklisti I Tiranës Olsion Veliaj është shpallur fitues I kupës “Agim Tafili” të organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Komunën Berdicë, për nderimin e kësaj figure të madhe të sportit shqiptar. Ai ka rezultuar më I shpejti nga gjithë të tjerët dhe në fund të dy etapave ka zënë vendin e parë. Kupa “Agim Tafili” ka patur dje ditën e dytë dhe të fundit të saj sot. E organizuar në nder të këtij mjeshtri të madh të çiklizmit shqiptar, etapa e dytë e saj kishte nje te vecante interesante. Ajo nisi dhe përfundoi pikerisht ne Berdice, ne vendlindjen e Agim Tafilit.