Bruno Kola dhe Vllaznia fitojnë etapën e parë të Rrethit Çiklistik

0

Ashtu siç pritej, Vllaznia dhe çiklistët e saj kanë dominuar në etapën e parë të Rrethit Çiklistik të të rinjve, Rreth ky që ka startuar paraditen e sotme.Ekipi shkodran ka zënë vendin e parë në renditjen ekipore ndërkohë që Bruno Kola ka zënë vendin e parë në renditjen ekipore ndërsa Astrit Kronaj të tretin. Etapa e parë e Rrethit ka qenë ajo me itinerar Durrës- Elbasan e cila është karakterizuar nga një ritëm i kënaqshëm dhe pavarësisht tentativa të herëpashershme  të çiklistëve për shkëputje, ato kanë mbërritur në grup në Elbasan.

Taekondistët e Vllaznisë 5 vende të para në turneun ndërkombëtar të Ulqinit

0
Fundjave qe shkoi ne Ulqin eshte zhvilluar nje turne nderkombetar ne sportin e karatese ne te cilin perpos 5 ekipeve te tjera pjesmarrese, ishte e pranishme edhe Vllaznia e cila u perfaqesua me 32 sportistë. Ne total ne kete...

Taekondistët e rinj të Vllaznisë vend të parë në turneun ndërkombëtar të Tiranës

0
Tjeter paraqitje e mire dhe tjeter sukses per taekondistet e Vllaznise. Ata kane zene vendin e pare ne "6-th Tirana Trophy, 9-th Top Tirana Open". Njekohesisht sportistja Enisa Shabaj shpallet kampione dhe sportistja më e mirë teknike e aktivitetit! Në...

Franc Ashiku shpallet kampion me Butrintin e Sarandës

0

Shahisti i talentuar shkodran Franc Ashiku dy ditë më parë është shpallur kampion i Shqipërisë duke qenë pjesë e ekipit të Butrintit të Sarandës. Ai ka bërë një paraqitje shumë të mirë duke i dhuruar këtij ekipi maksimumin e pikëve. Mjafton këtu të themi se në 11 turet e kampionatit, ai ka marrë 10.5 pikë, pra 10 fitore dhe vetëm 1 barazim duke qenë sportisti me numrin më të madh të pikëve të grumbulluara. Ashiku ka përfaqësuar Butrintin pas ofertës së bërë nga drejtuesit e këtij klubi, edhe për atë se Vllaznia këtë vit nuk ka marrë fare pjesë në kampionatin kombëtar ekipor.

Shah: Vllaznia e treta në kampionatin kombëtar

0

Në Tiranë është duke u zhvilluar kampionati kombëtar në shah për të rritur. Marrin pjesë në këtë kampionat ekipet më të mira të vendit mes të cilëve edhe Vllaznia e Shkodrës dhe Veleçiku I Koplikut kampion në fuqi I vendit. Por ekipi koplikas këtë kampionat duket larg pretendimeve të mëparshme e kjo shikohet edhe në ecurinë e deritanishme.

RISIA/ Sportklub Vllaznia nis punën për përzgjedhjen e “Më të Mirëve të Shekullit”

0
Viti 2019 siç dihet përkon me 100 vjetorin e krijimit të klubit më të vjetër në Shqipëri, atij "Vllaznia". Në kuadrin e aktiviteteve që pritet të zhvillohen për këtë përvjetor të rëndësishëm, pritet të jetë edhe një shumë interesant:...

Artan Durro, Çertifikatë Mirënjohje nga klubi i hendbollit të Prizrenit

0
Dita e djeshme ka qene e veçante per ish- hendbollistin dhe trajnerin e njohur Artan Durro. Kjo ngaqe ai eshte vleresuar me nje Çertifikate Mirenjohje dhe faleminderimi nga Klubi i hendbollit Prizreni. Lajmin e ka bere te ditur vete ai...

5 xhudistë të Vllaznisë shpallen kampionë kombëtar

0
Xhudistët e Vllaznisë kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në garat e Kampionatit Kombëtar individual që u zhvilluan në sallën sportive "Fahrie Hoti" të kryeqytetit. Në të kanë marrë pjesë xhudistët më të mirë të gjithë Shqipërisë, por...

Flet trajneri Kola: Ekipi i Vllaznisë e mbajti premtimin. Dominoi në etapën e parë...

0
Nga 12 vendet e podiumit për të 4 kategoritë, çiklistët e Vllaznisë kanë zënë gati gjysmën e tyre, plot 5 dhe kjo tregon më së miri për dominimin e tyre në etapën e parë të kupës "Agim Tafili", atë...

Nis Kupa “Agim Tafili”. Leart Bregu fitues i etapës së parë

0

Ka nisur paraditen e sotme kupa “Agim Tafili”. Një aktivitet dyditor që I kushtohet legjendës së çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar, të ndarë nga jeta katër muaj më parë pas një sëmundje të rëndë. Ka qenë Federata Shqiptare e Çiklizmit, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe klubin shumësportësh Vllaznia, që kanë marrë përsipër organizimin e një aktiviteti të tillë. Në të janë duke marrë pjesë çiklistët më të mirë të vendit. Ata kanë garuar sot në etapën e parë, atë me itinerar Tiranë- Shkodër, 100 km e gjatë. Çiklistët kanë ecur në grup deri në hyrje të Shkodrës dhe pikërisht në maloren e vogël të Beltojës, ka qenë çiklisti I Flamurtarit Leart Bregu, ai që është shkëputur dhe ka hyrë I pari në Shkodër. Koha e arritur nga Bregu ka qenë 2h50’10”, I dyti doli çiklisti I Tiranës Olsion Veliaj me +7” dhe I treti çiklisti tjetër I Flamurtarit Donald Mukaj me +8”.