Ashtu siç pritej, Vllaznia dhe çiklistët e saj kanë dominuar në etapën e parë të Rrethit Çiklistik të të rinjve, Rreth ky që ka startuar paraditen e sotme.Ekipi shkodran ka zënë vendin e parë në renditjen ekipore ndërkohë që Bruno Kola ka zënë vendin e parë në renditjen ekipore ndërsa Astrit Kronaj të tretin. Etapa e parë e Rrethit ka qenë ajo me itinerar Durrës- Elbasan e cila është karakterizuar nga një ritëm i kënaqshëm dhe pavarësisht tentativa të herëpashershme  të çiklistëve për shkëputje, ato kanë mbërritur në grup në Elbasan.

Në finish, më i shpejti ka rezultuar të jetë sërish çiklisti shkodran Bruno Kola që është shpallur edhe fitues i kësaj etape. Në vend të dytë është renditur Amarildo Goga i Apolonisë dhe në të tretin Astrit Kronaj po i Vllaznisë. Nesër do të zhvillohet etapa e dytë, ajo me itinerar Elbasan- Fier dhe padyshim që edhe në të, objektivi do të jetë zënia e vendit të parë si në renditjen individuale ashtu edhe në atë ekipore.

© shkodrasport.com