Turneu “Nënë Tereza” në xhudo, mbi 200 pjesmarrës në Shkodër

0

Mbi 200 sportistë nga vende të ndryshme të Ballkanit dhe Europës kanë marrë pjesë në turneun e 11-të ndërkombëtar i moshave "Nënë Tereza" në xhudo. Ky aktivitet i organizuar gjatë ditës së dielë nga "Albania Xhudo Kodokan" me ndihmën e Bashkisë Shkodër nga viti në vit po merr përmasa edhe më të mëdha por sipas organizatorit të saj, të mirënjohurit Anton Shkoza, vështirësitë kanë qenë jo të vogla, megjithatë ia kanë dalë ta organizojnë edhe këtë vit.

Talenti shkodran Mateo Balaj e ardhmja e çiklizmit shqiptar

0
Edhe pse me probleme të shumta, çiklizmi në Shkodër vazhdon të mbijetojë, ku falë pasionit të trajnerit Leonat Kola, gjatë viteve të fundit Vllaznia ka marrë pjesë në shumë aktivitete kombëtare dhe ndërkombëtare. Tek ky ekip bën pjesë aktualisht...

Aron Duka më i miri i ‘Shkodra Open Taekwondo’

0
“Shkodra Open Taekwondo” ishte turneu ndërkombëtar, i organizuar ditën e djeshme në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Një turne ndërkombëtar i këtyre përmasave, vjen për herë të parë në qytetin e Shkodrës me nismën e ekipit të Vllaznisë, që...

“Shkodra Sport” JU URON GEZUAR VITIN E RI 2012!

0
Stafi i gazetes sportive online "shkodrasport.com" uron gjithe lexuesit, miqte dhe dashamiresit e saj GEZUAR VITIN E RI 2012! Bashke me te, edhe urimi per nje vit te ri te mbushur me arritje sportive, me kupa e tituj kampion,...

Vllaznia fituese e turneut ndërkombëtar të xhudos

0

Vllaznia është shpallur fituese e turneut të gjashtë ndërkombëtar të xhudos, zhvilluar ditën e shtunë në Shkodër. Ky ka qenë turneu më I madh I zhvilluar ndonjëherë, me pjesmarrjen e sportistëve nga Kroacia, Mali I Zi, Maqedonia, Kosova si dhe të ekipeve të Vllaznisë dhe Vau Dejësit. Të pranishëm në këto ndeshje kanë qenë plot 220 sportistë e kjo tregon për konkurrencën e madhe që ka patur në ndeshjet e zhvilluara.

Bregu: Suksesi në Mbarëkombëtarin, meritë e Nazmi Elezit

0
Jemi mësuar që kur përmendet sporti i mundjes, atë ta personifikojmë me emrin e Dedë Bregut, njeriut që po mundohet ta mbajë gjallë këtë sport gjithë këto vitet e fundit. Për rrjedhojë edhe suksesin e mundjes shkodrane në kampionatin...

E FUNDIT/ Altin Anza emërohet trajner i ekipit të mundjes të Vllaznisë

0
Ndryshime ne "timonin" e ekipit te mundjes se Vllaznise. Maldin Camaj nuk do te mundet t'i beje me te dyja detyrat, ate te trajnerit dhe te sportistit dhe si rrjedhoje, ka vendosur qe per momentin t'i perkushtohet karrieres si...

Paraqitje e mirë e xhudistëve shkodranë në Kroaci

0

Ditën e djeshme në Dubrovnik të Kroacisë është zhvilluar një turne i rëndësishëm ndërkombëtar për sportin e xhudos ku kanë marrë pjesë sportistë nga thuajse të gjithë vendet e Europës teksa përveç medaljeve dhe diplomave, këtë herë ka patur edhe shpërblime financiare për secilin fitues në peshat respektive. Në këtë aktivitet është përfaqësuar edhe vendi ynë me tre sportistë të klubit Vllaznia dhe pikërisht me Aurora Shkozën, Angjelin Dedën dhe Luigj Shkozën. Paraqitjen më të mirë e ka bërë Aurora Shkoza. Ajo ka kaluar me sukses turin e parë dhe në të dytin është ndeshur me kampionen e Kroacisë që u shpall njëkohësisht edhe fituese e turneut në këtë kategori.

Tre çiklistë të Vllaznisë në podium në kupën “Çlirimi”

0

Çiklistët e Vllaznisë kanë bërë një tjetër paraqitje të mirë në kupën “Çlirimi” që u organizua nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Në kategorinë kadetë dhe juniorë, tre çiklistë të këtij ekipi janë ngjitur në podium si fitues duke treguar edhe njëherë tjetër se ishin ekipi më i mirë në këtë aktivitet. Gara ka patur një itinerar të përbashkët, nga Tirana deri në majë të malit të Qafë Kërrabës dhe terreni malor i saj, do të nxirrte më së miri në pah vlerat e të gjithë sportistëve. Paraqitja e sportistëve shkodranë edhe në këtë garë ka qenë shumë e mirë. Kështu, Astrit Kronaj ka bërë një pedalim të shkëlqyer duke arritur me të parët në mbërritje dhe ka zënë vendin e parë në kategorinë kadetë, por jo vetëm kaq, por ndonëse vetëm 16 vjeç, ai është renditur i treti edhe me të rriturit, çka tregon se pedalimi i tij në këtë etapë ka qenë i shkëlqyer.

Të shtunën Kupa e Shqipërisë në taekondo. Është edhe Vllaznia

0

Ditën e shtunë në Tiranë do të zhvillohet Kupa e Shqipërisë në sportin e taekondos. Siç dihet, prej disa kohësh ekziston edhe në Shkodër një ekip i tillë dhe kjo falë punës shumë të mirë që ka bërë trajneri Elion Puka. Pikërisht ky ekip ka kohë që përgatitet për aktivitetin e rradhës dhe Vllazninë do ta përfaqësojnë plot 16 sportistë, të kategorisë së rritur dhe të vegjël. Kështu, ne kategorinë senior (17-35 vjeç)do marrin pjese: Ditmar Hamja -68 kg, Ditmir Vodinaj -74 kg, Florian Qallija -80 kg, Gezim Ferhati + 87 kg. Nga kategoria e junior (14-17 vjeç) do marrin pjese Dea Terbuni -55kg dhe Samuel Smajli -55 kg.