Tjetër sukses i notares shkodrane Viki Tafrruku
Çiklisti i Vllaznisë Bruno Kola fiton një tjetër Kupë

Çiklisti I talentuar shkodran Bruno Kola ka fituar një tjetër kupë. Bëhet fjalë për kupën e vënë për një aktivitet të zhvilluar këto ditë në Tiranë ku kanë marrë pjesë sportistët më të mirë kadetë të të gjithë ekipeve të vendit. Ka qenë një etapë e zhvilluar në rrugën Tiranë- Elbasan, 60 kilometra e gjatë dhe në fund të saj, 15 vjeçari shkodran ka arritur të lërë pas të gjithë çiklistët e tjerë pjesmarrës duke u kurorëzuar në këtë mënyrë si fitues I kupës së vënë nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Ai ka zënë vendin e parë duke lënë pas dy rivalët e tij kryesorë, sportistët e Teutës Tafilin dhe Ballgjinin.
Lurjan Kaci medalje bronzi në turneun e Bosnjës
Xhudisti i ekipit të Vau Dejësit Lurjan Kaci ka përfaqësuar Shqipërinë dhe ka marrë medaljen e bronztë në turneun “Borsia Cup Open” për moshat që është zhvilluar në Bosnjë nga datët 30 shtator-2 tetor. Ai ka konkurruar në kategorinë e peshës deri 60 kg dhe ka fituar 4 ndeshje duke humbur ndaj kampionit të Ballkanit dhe për rrjedhojë ka zënë vendin e tretë.
KOKSH bursa për tetë talente të reja, përfiton edhe një sportiste shkodrane
INTERVISTA/ ‘Talentja e vitit’, Tafrruku: Nuk e prisja çmimin, sporti i notit shumë i...
FANTASTIKE/ Shahisti 8 vjeçar shkodran Henri Troshani shpallet kampion Ballkani
Vllaznia në xhudo kampione edhe për kadetë dhe të rinj

Vllaznia fituese e turneut të 8-të ndërkombëtar të xhudos

Turneu I 8-të ndërkombëtar I xhudos I zhvilluar një ditë më parë në Shkodër është mbyllur me sukses. Pjesmarrja e 200 sportistëve nga ekipe të vendeve të Rajonit ka qenë sigurisht që tregues I rëndësisë së këtij aktiviteti. Konkurrenca për të zënë vendin e parë natyrisht ka qenë e madhe në renditje ekipore pasi pjesmarrës ka qenë një ekip rumun, një ekip bullgar, gjashtë ekipe të Malit të Zi, tetë ekipe të Kosovës dhe tre ekipe të Shqipërisë. Në fund të turneut, në bazë të pikëve të grumbulluara, ekipi I Vllaznisë është renditur I pari duke lënë në të dytin ekipin e Policit të Kosovës dhe në të tretin Akademinë e Nikshiqit të Malit të Zi.