Edhe këtë vit në Shkodër do të zhvillohet turneu ndërkombëtar në sportin e xhudos, I emërtuar kupa “Vllaznia”. Ky do të jetë edicioni I gjashtë I kësaj kupe që nga viti në vit, po njeh pjesmarrje gjithnjë e më të madhe. Lajmi është konfirmuar për gazeten tone nga inisiatori kryesor I këtij turneu, mjeshtri I mirënjohur I këtij sporti- Anton Shkoza. Sipas tij, edicioni I sivjetëm pritet të ketë një pjesmarrje edhe më të madhe sportistësh teksa të pranishëm pritet të jenë plot 200 xhudistë nga vende të ndryshme të Ballkanit. Ardhja e 200 sportistëve në Shkodër, natyrisht që e bën atë një eveniment shumë të rëndësishëm e kjo falë angazhimit të madh të mjeshtrit Shkoza dhe stafit të tij.


Turneu ndërkombëtar I xhudos do të zhvillohet të shtunën e ardhshme në orën 10.30 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Në këtë aktivitet, sigurisht që xhudistët shkodranë do kenë objektiv zënien e disa vendeve të para megjithatë nuk do të jetë e lehtë sepse rivaliteti mendohet të jetë I madh. Më shumë sesa kaq, e rëndësishme është që një aktivitet I tillë, me një pjesmarrje kaq të gjerë, vazhdon të zhvillohet rregullisht në Shkodër për të gjashtin vit me rradhë. Merita e Anton Shkozës për këtë është shumë e madhe sepse të organizosh një turne të tillë, është vërtetë diçka shumë e mirë dhe mjeshtri I madh meriton vërtetë falenderime për këtë gjë.
© shkodrasport.com