Kalaja: Kështu nuk vazhdohet me volejbollin

0

Trajneri i Vllaznisë në volejboll për meshkuj Artan Kalaj është shumë i zhgënjyer nga mënyra si po shkojnë punët me ekipin e tij e për më tepër edhe me volejbollin shqiptar në tërësi. Ai sheh t’i ikën sportistët e tij çdo ditë dhe është i pazot t’i mbajë. Klubi Vllaznia nuk ofron asgjë, trajtimet ushqimore janë shumë të vogla, më të voglat në Shqipëri, po ashtu me një vendim të Këshillit të Ministrave janë hequr edhe udhëtimet e dietat dhe në këtë situatë, volejbolli shkodran vuan.

Vllaznia në volejboll për femra, e nis me humbje

0

Vajzat volejbolliste shkodrane e kanë nisur me humbje kampionatin e ri kombëtar teksa janë mundur në Shkodër 3-0 nga Teuta. Setet kanë dhuruar këto rezultate: 15-15, 14-25 dhe 19-25.

Vllaznia- Teuta, ndeshja e parë e kampionatit në volejboll për femra

0

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për femra e cila sapo ka krijuar ekipin e të rriturave ditën e premte do të ketë ndeshjen e parë zyrtare të Kampionatit pas rikthimit pas 20 viteve në kategorinë e parë. Ndeshja do te luhet ndaj Teutës dhe do të zhvillohet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Volejbollisti shkodran Arion Çuni drejt Francës

0

Volejbollisti shkodran Arion Çuni shumë shpejt mund të bashkohet me një nga skuadrat e Kampionatit francez të volejbollit. Mësohet se ai prej disa ditësh ndodhet në Francë dhe atje po stërvitet. Volejbollisti është bashkuar me ekipin e Montpellier dhe për momentin vijon përgatitjet me ekipin universitar.

Volej meshkuj te rritur, kalendari per sezonin e ri

0

Në Federatën Shqiptare të Volejbollit është hedhur shorti për Kampionatet e meshkujve dhe femrave për të rritur si dhe janë përcaktuar datat për fillimin e sezonit të ri. Tek meshkujt Kampionati është përcaktuar të nisë me 15 tetor. Skuadra e Vllaznisë, si zakonisht vitet e fundit edhe kësaj here do të jetë një nga ekipet pretendente për fitimin e trofeve.

Rikthehet pas 20 vitesh ekipi i volejbollit te te rriturave te Vllaznise

0

Vllaznia rikthen skuadrën e të rriturave në volejboll për femra. Shkodranet sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kampionatin Kombëtar për të rritura. Kjo skuadër i ka munguar prej vitesh Shkodrës dhe shpesh herë për dikë ka qenë edhe shqetësuese. Mungesa e skuadrës së femrave të volejbollit për dashamirësit e sportit ka qënë e papranueshme.

Volejboll meshkuj te rritur, faza pergadtiore ne Velipoje

0

Skuadra e Vllaznisë në volejboll për meshkuj i është drejtuar plazhit të Velipojës për të zhvilluar fazën përgaditore. Pas pushimeve të verës, volejbollistët e Vllaznisë janë përgaditur për të qënë të gatshëm për sezonin e ri 2011-2012. Shkodranët kanë qëndruar në Velipojë deri ne fund të muajit gusht, pra në një periudhë 10 ditore.

Shorti volejboll femra

0

Nga lojërat me dorë, Kampionati i volejbollit për femra do të jetë i pari që do të fillojë për sezonin e ri 2011-2012.