Vllaznia e volejbollit te meshkujve e mbylli dje kampionatin duke u eliminuar ne gjysmefinale nga Partizani. Ne fakt kjo edhe pritej duke pare kundershtarin me te cilin po ndeshej dhe ndoshta prej kesaj, edhe trajneri Artan Kalaja shfajeson sportistet e tij per eliminimin nga gara.

“Djemte dhane me te miren ne fushen e lojes, ndaj skuadres me te mire te kampionatit. Nese ne do te kishim eliminuar Partizani, jam shume i bindur se do te shpalleshim kampione. Kjo sepse ai nuk ka asnje humbje qe nga fillimi i kampionatit dhe deri me sot. Ka nje perberje shume te mire, ka blere lojtare cilesore dhe prandaj nuk mund te benim me shume ndaj tij.

Jam shume i kenaqur me ate çfare ka dhene skuadra gjate ketij kampionati, pikerisht nisur nga kontigjenti qe kishim. Djemte kane dhene maksimumin, ata kaq mund te benim dhe prandaj i kam pergezuar.

Ndoshta me forca te reja ne sezonin e ri gjerat do te shkojne ndryshe. Duhet te shohim si do ta ndertojme skuadren, po mendojme edhe per afrime te tjera, por mbi te gjitha eshte qe te vazhdojme e te punojme fort”- eshte shprehur trajneri Kalaja./www.shkodrasport.com/