Vllaznia në volejboll binjakëzim me Galep të Tivarit

0

Volejbolli shkodran i femrave sigurisht që ka shumë të bëjë me cilësinë sportive sepse sapo është krijuar megjithatë në rangun e bashkëpunimit me ekipet e tjera fqinje duket se nuk do jetë mbrapa ekipeve të tjera të klubit Vllaznia, për të mos thënë më përpara tyre. Ndodh kështu, ngaqë Vllaznia në volejboll për femra, është shumë pranë binjakëzimit me ekipin Galep të Tivarit, fituesja e kupës në fuqi e shtetit fqinj ose më mirë të themi, ndër ekipet më të mira të Malit të Zi. Me ndërmjetësimin e Ardian Zaganjorit, ky ekip dje ka qenë në Shkodër pikërisht në kuadrin e bisedimeve për zgjerimin e marëdhënieve dhe bashkëpunimit me shkodranët.

Vllaznia kalon Partizanin. Tani në finale e pret Studenti

0

Vllaznia është skuadra e dytë finaliste e play off-it në volejboll për meshkuj, pas fitores 3-1 arritur sot në mbrëmje ndaj Partizanit, në gjysmëfinalen e tretë, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi”. Në këtë përballje triumfoi skuadra shkodrane, që u tregua më e “uritur” se rivalët e “kuq”, që edhe pse debutojnë këtë sezon me të rriturit duhet të kënaqen me trofeun e Kupës. Ndërsa për titullin do të duelojnë Studenti kampion në fuqi dhe Vllaznia, me shkodranët që kërkojnë titullin e parë në historinë e tyre. Vllaznia arriti një triumf fantastik ndaj Partizanit në këto gjysmëfinale, duke mundur të kuqtë dy herë në kryeqytet dhe duke treguar se është një rivale e fortë për titull.

Kampionati, nesër femrat presin Minatorin, djemtë Erzenin

0
Dita e nesërme do jetë e ngjeshur për ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia. Pas femrave, do të nisë tashmë edhe kampionati kombëtar i meshkujve. Bëhet fjalë për të rriturit të cilët në këtë mënyrë nesër do luajnë ndeshjen...

Vllaznia e çon në set final fitoren ndaj Tiranës, forcon pozitat në vendin e...

0
Ndeshje me shumë emocione ka qenë ajo e zhvilluar pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në mes ekipeve të volejbollit për meshkuj në mes Vllaznisë dhe Tiranës. Në fund kanë qenë shkodranët që kanë fituar 3-2 por...

Trajneri Kraja: Suksesi në Kupë, tregoi edhe njëherë se Vllaznia ende s’ka mbaruar

0
Katër ekipet më të mira të vendit, u përballën me njëri- tjetrin për të fituar Kupën e Federatës Shqiptare të Volejbollit dhe ndeshjet e këtij kompeticioni u zhvilluan në qytetin e Korçës. Një vendim disi i çuditshëm i kësaj Federate...

Vajzat e volejbollit të Vllaznisë marrin fitoren e katërt rradhazi. Triumfojnë edhe në Durrës

0
Rezultatet pozitive për ekipin e volejbollit të femrave të Vllaznisë kanë vijuar edhe sot teksa ai ka marrë fitoren e rradhës, këtë herë ndaj një rivali direkt siç ishte Teuta. Ndeshja është luajtur në Durrës dhe është shoqëruar me një...

Artan Kalaja: Kam mbi 30 vjet trajner, sivjet po përjetoj momentet më të vështira

0
Kur flasim per volejbollin e meshkujve ne Shkoder, padyshim qe emri te cilin kurrsesi nuk mund ta anashkalosh te pakten ne keto 30 vitet e fundit, eshte ai i Artan Kalajes. Ne vite ka bere nje pune te shkelqyer...

Trajneri Kraja: Vllaznia ka ende shpresa, do luftojmë deri në fund

0
Nje sezon i shkelqyer nga fillimi e deri tani, mund te shkoje dem per disa gabime te vogla. E kemi fjalen per ekipin e volejbollit te meshkujve te Vllaznise qe i ka humbur dy ndeshjet e para finale ndaj...

Vllaznia për femra mundet lehtësisht nga Barleti Voley

0

Barleti Volej ka qenë si për shëtitje dje në Shkodër, ndërsa në harkun kohor të një ore e ka përfunduar ndeshjen e saj të radhës, atë të javës së 11-të të Kampionatit Kombëtar të Volejbollit për femra, me Vllazninë.Diferencat mes skuadrës së Hasan Gurabardhit dhe shkodraneve janë të mëdha, aq sa dy setet e para kanë ikur pa u ndjerë. 13-25 dhe 9-25 për tiranaset, të cilat janë shumë pranë fitores së tyre.

Vllaznia për meshkuj tjetër fitore ndërsa femrat humbasin

0

Një fitore dhe një humbje kanë arritur sot ekipet e volejbollit të Vllaznisë. Të dy ato, kanë luajtur në Shkodër teksa femrat kanë pritur UMB Volej ndërsa meshkujt Skënderbeun. Këta të fundit kanë fituar 3-0 ndaj korçarëve ndërsa femrat kanë humbur me të njëjtin rezultat.