Vllaznia për meshkuj mundet 0-3 nga Studenti kryesues

Studenti kampion në volejboll për meshkuj fitoi mbrëmë 3-0 ndaj Vllaznisë në “Fahrie Hoti”, në ndeshjen e fundit të javës së tretë të Top Volej Ligës, një ndeshje që nisi rreth 60 minuta me vonesë. Por kjo nuk e pengoi skuadrën kryeqytetase të mposhte me lehtësi rivalët nga Shkodra, që megjithëse u përpoqën nuk arritën të përballojnë ritmin e diktuar nga Studenti. Në të 3 setet ishin volejbollistët e trajnerit Ylli Tomorri ata që patën epërsi në lojën e tyre, duke u shkëputur vazhdimisht dhe e merituan plotësisht fitoren.
Vllaznia për femra mund 3-1 në Shkodër ekipin e Studentit
Volejbollistet shkodrane të drejtuara nga trajneria Sadije Gogaj ka arritur një fitore shumë të bukur sot në ndeshjen e rradhës ndaj Studentit. Rezultati përfundimtar ka qenë 3-1 për Vllazninë. Takimi ka qenë i vlefshëm për javën e dytë të Volej Liga ku ajo merr pjesë sëbashku me Partizanin, Studentin e Minatorin. Në javën e parë, shkodranet u mundën nga Partizani ndërsa sot morën fitoren e parë në këtë tur të kampionatit. Ndaj Studentit, volejbollistet e Vllaznisë e nisën me fitore që në setin e parë që e përfunduan në shifrat 25-16. Vllaznia humb me set final, 2-3 në ndeshjen e sotme me Tiranën
Ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj ka pësuar një humbje fatale në ndeshjen e mbrëmjes së sotme ndaj Tiranës, e vlefshme për kampionatin kombëtar. Ajo ka nisur në orën 18.00 dhe ka zgjatur rreth 120 minuta duke dhuruar jo pak emocione për sportdashësit e pranishëm por edhe protagonistët e të dy ekipeve. Në fund të takimit, ka qenë Tirana ajo që ka fituar 3-2. Ndeshja ka nisur më mirë për Vllazninë e cila fiton setin e parë në shifrat 25-21. Në të dytin janë miqtë nga kryeqyteti që luftojnë fort dhe e fitojnë atë me rezultatin 25-23 duke barazuar numrin e seteve. Vllaznia, humbje sot si për meshkuj edhe për femra

Dy ekipet e volejbollit të klubit Vllaznia, ai i meshkujve dhe i femrave, i kanë mbyllur me humbje ndeshjet e sotme të vlefshme për kampionatet respektive. Femrat kanë luajtur në Tiranë ndaj Partizanit. Këto dy skuadra, bashkë me Studentin dhe Minatorin, marrin pjesë në Volej Liga. Vllaznia ka zhvilluar një ndeshje të dobët sot teksa është mundur me rezultatin 0-3. Setet e kësaj ndeshje kanë qenë 25-17, 25-17 dhe 25-14 për Partizanin. Në këtë mënyrë, ky ekip e ka nisur serinë e ndeshjeve të këtij turi me humbje. Po në të njëjtën mënyrë e ka nisur edhe ekipi i meshkujve.
Vllaznia për femra fiton pastër 3-0 ndaj Dinamos për kampionat

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë ka arritur të fitojë edhe ndeshjen e rradhës të kampionatit kombëtar, atë të luajtur mesditën e sotme në Shkodër ndaj Dinamo. Rezultati përfundimtar në fund të ndeshjes ka qenë 3-0 për vajzat shkodrane. Ata e kanë dominuar lojën që nga fillimi dhe deri në fund. Seti i parë është mbyllur me rezultatin 25-14. Thuajse e njëjta situatë edhe në setin e dytë që mbyllet 25-15 ndërsa në të tretin epërsia është edhe më e madhe dhe Vllaznia e fiton atë 25-12.
Vllaznia për femra s’mund të bëjë asgjë ndaj Tiranës kryesuese

Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznia nuk ka arritur të bëjë asgjë ndaj Tiranës kryesuese të kampionatit në ndeshjen e luajtur sot pasdite në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Seti i parë i ndeshjes është fituar nga Tirana 25-15, i dyti 25-16 ndërsa në të tretin epërsia ka qenë edhe më e madhe, 25-12 për vajzat kryeqytetase. Ndërkohë, në kuadrin e ndeshjeve të kësaj jave, ka fituar edhe UMB Volej në Peshkopi ndaj Korabit vendas me të njëjtin rezultat 3-0.
Vllaznia për femra fiton sot në Tiranë 3-2 me Studentin

Ka filluar faza e dytë e kampionatit kombëtar të volejbollit për femra. Vllaznia ka luajtur mesditën e sotme në Tiranë me ekipin e Studentit dhe ndonëse në transfertë, ajo ka arritur të fitojë. Rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje ka qenë 3-2 për vajzat shkodrane. Ata e kanë nisur takimin duke e fituar setin e parë në shifrat 25-13. Edhe në të dytin epërsia e tyre ka vazhduar dhe këtë herë rezultati i fiksuar ka qenë edhe më i thellë, 25-11. Kur duket se ndeshja do të përfundonte me fitoren e pastër të Vllaznisë, nuk do ndodhë kështu. Ajo lëshon në lojë dhe për rrjedhojë Studenti e fiton setin e tretë me diferencë të madhe 25-9.
Vllaznia për meshkuj fiton 3-0 në Elbasan për kampionat
Ekipi i volejbollit të meshkujve të Vllaznisë, pas humbjes në mesjavë me Studentin, është rikthyer sërish tek fitorja. Ai e ka bërë këtë gjë në Elbasan ditën e djeshme teksa ka fituar ndaj skuadrës vendase me rezultatin e pastër 3-0. Ka qenë një ndeshje e dominuar në të gjitha drejtimet nga volejbollistët shkodranë që nga fillimi dhe deri në fund. Vllaznia për femra mundet 0-3 nga Skënderbeu në Korçë
Ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë ka luajtur sot në Korçë ndaj Skënderbeut vendas, ndeshjen e rradhës të kampionatit kombëtar të të rriturave. Vajzat shkodrane të drejtuara nga trajneria Sadije Gogaj nuk kanë mundur dot të rivalizojnë ndaj vendaseve të cilat kanë luajtur më mirë dhe e kanë fituar këtë ndeshje me rezultatin 3-0. Në setin e parë, Skënderbeu ka fituar 25-8 duke treguar se vajzat e Vllaznisë ende nuk ishin ambjentuar dot me borën e Korçës. Vllaznia për meshkuj mundet 0-3 në Shkodër nga Studenti
Mbrëmjen e sotme, është zhvilluar në pallatin e sportit "Qazim Dervishi' ndeshja e vlefshme për javën e 11-të të kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Studentit. Pritej një ballafaqim i fortë ngaqë përballeshin dy prej ekipeve më të mira të kampionatit por në fakt nuk është zhvilluar një ndeshje dhe aq shumë interesante. Vllaznia nuk është ngjitur dot në nivelin që duhej të ishte dhe për rrjedhojë ndeshja është fituar nga Studenti me shifrat 3-0. 














