Bekim Balaj ka shënuar golin e barazimit për skuadrën e Akhmat Grozny në sfidën ndaj Ural. Sulmuesi i kombëtares sonë nuk ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë, duke e çuar topin në rrjetë, dhe zhvlerësoi golin e skuadrës mike, që e shënuan në pjesën e parë.

Për Balajn ky është një çlirim, pasi shkodrani nuk ka arritur të shënojë asnjë gol këtë sezon në kampionatin rus. Ndërsa realizimi i tij i vetëm është në shtator të vitit të shkuar në një ndeshje për kupë, ndërkohë që në kampionat ka shënuar në maj të vitit 2017.

Goli i sotem eshte nje lajm i mire edhe per trajnerin Panucci perpara ndeshjes Shqiperi- Turqi qe do te zhvillohet me 22 mars ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Dhe fakti qe luhet ne Shkoder, ne qytetin e lindjes se tij, e bejne Balajn kandidatin kryesor per te qene ne formacion ne kete takim duke shpresuar ne nje loje te mire te tij dhe pse jo edhe ne ndonje gol me vlere trepikeshe ndaj turqve.