Ndodh edhe kështu. Shkon për të luajtur futboll dhe një ditë më pas përfundon në burg. Ngjarja ka të bëjë me dhunën e ushtruar ditën e djeshme në ndeshjen Përmeti- Këlcyra. Futbollistët akoma mesa duket nuk e kanë kuptuar se nuk duhet të dhunojnë askënd dhe detyra e tyre është vetëm të luajnë futboll. Për pakënaqësitë e tjera pastaj ka zgjidhje të ndryshme.

Megjithatë tre lojtarë të ekipit të futbollit të Këlcyrës janë arrestuar për shkak të dhunës që ushtruan dje mbi gjyqtarin gjatë ndeshjes Permet – Kërlcyrë.

Njoftimi i Policisë:
Godasin për shkak të detyrës gjyqtarët e ndeshjes, arrestohen në flagrancë tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra. Në datë 10.12.2017, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E.K,30 vjeç, banues në Përmet. A.H, 21 vjeç, banues në Gjirokastër.
M.Xh, 21 vjeç, banues në Përmet, (të tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra), pasi në datë 10.12.2017, në stadiumin “Durim Qypi”, në Përmet , në pjesën e dytë të ndeshjes së futbollit Përmeti – Këlcyra, kanë goditur me shkelma dhe grushta gjyqtarët e kësaj ndeshje, shetasit A.P dhe A.K.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.
© shkodrasport.com