Skënderbeu-Teuta ishte një nga dy sfidat e djeshme të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, e cila u luajtur në stadiumin e qytetit të Korçës.

Takimi ishte planifikuar që të luhej në orën 13:45, por nisi në orën 14:25 për shkak se në stadiumin e Skënderbeut mungonte uji i ngrohtë pasi tubat kishin ngrirë nga bora.

Delegati dhe klubet pranuan që ndeshja të luhej pasi klubi korçar kishte garantuar rregullimin e sistemit të ujit të ngrohtë, por si përfundim lojtarët pas ndeshjes u larguan me shpejtësi drejt hotelit për të bërë dush.

Siç duket kërkesa e delegatit për të pasur uji të ngrohtë në dushet nuk është zbatuar nga klubi korçar dhe vonesa e sfidës së djeshme në fund rezultoi e pakuptimtë./newsport/