...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDajsinani: Me Mezanin jemi më të qartë në fushën e lojës, u...

Dajsinani: Me Mezanin jemi më të qartë në fushën e lojës, u kthye qetësia

Mario Dajsinani është kthyer në një nga lojtarët më të spikatur të Laçit në këto sezone. Pritjet e tij i kanë dhënë një dorë ekipit që të marrë pikë të plota në dy ndeshjet e fundit radhazi, por sipas tij, meritë ka edhe ndryshimi i trajnerit.

“Mendoj se me ardhjen e Mezanit, skuadra po luan më mirë, është më e qartë në fushën e lojës. Pikët na kanë dhënë qetësinë që na mungonte, besoj të mbyllim sa më mirë këtë vit që të jemi sa më të qetë”, tha për “Oversport” Dajsinani.

Portieri i cili pranoi se lojtari që kishte për shembull ishte Kurtua i Real Madrid, shtoi se fakti që ai ishte një ndër më të mirët në fushë, nuk e shqetësonte, edhe pse kjo do të thoshte se ekipi kishte vështirësi përballë kundërshtarëve.

“Detyra ime është të shpëtoj ekipin, të jem i gatshëm sa herë të jetë e nevojshme. Për të tjerat mendon trajneri”, deklaroi ai.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.