Partizani e ka fituar takimin e sotëm ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0 dhe ka afruar më shumë objektivin e Europës.

Por pas këtij rezultati, fundi për Vllazninë duke edhe më afër, pasi renditet 5 pikë larg ndjekësëve më të afërt, kur kanë mbetur edhe 6 pikë në lojë. Dalipi ka shprehur keqardhje për situatën në të cilën gjenden shkodranët.

“Kjo është javë shumë e vështirë, pasi pikët e Vllaznisë ishin jetike dhe më vjen keq pasi kam qenë pjestar i Vllaznisë dhe e di sesa e përjetojnë ata futbollin.

Ky është futbolli dhe ne duhet të mbrojmë interesat tona. Ne përfaqësojmë një fanelë të denjë dhe duhet të shohim objektivat tonë tashmë dhe të mos merremi me zërat apo aludimet e ndryshme.

Ne do të luftojmë deri në fund për të fituar takimet e mbetura. Tashmë do të jemi pak më të qetë, pasi përgatitem një takim shumë të vështirë në pak ditë.

Nuk e kemi filluar lojën mirë, por goli i Asanit ka rikthyer çdo gjë në anën tonë. Ne i kemi sheshuar polemikat brenda skuadrës, pavarësisht polemikave që janë krijuar brenda skuadrës.

Nëse ekipi fiton atëherë kjo do të ishte edhe një fitore e imja, pasi kemi kaluar një sezon me shumë luhatje”, është shprehur Dalipi për “RTSH Sport”. /vipsport/