Egnatia nuk di të ndalet në merkato!

Klubi rrogozhinas ka prezantuar zyrtarisht blerjen e saj të re, sulmuesin Henri Joel Doukouo.

Joel, i cili ka debutuar në Kategorinë Superiore me Egnatian në ndeshjen ndaj Partizanit, ka firmosur një kontratë 4-vjeçare, nga ku do ta mbajë të lidhur në Rrogozhinë për të paktën deri në vitin 2026.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Egnatias me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Instagram” duke i uruar mirëseardhjen futbollistit të ri.

KOMUNIKATA ZYRTARE E KLUBIT TË EGNATIAS –

“- Njoftim

✍️👋 Welcome

Henri Joel Doukouo nënshkruan për 4 vite.

✍️ Klub Futboll Egnatia njofton se ka arritur të nënshkruaj kontratë 4 vjeçare me sulmuesin Henri Joel Doukouo.

Joel debutoi me fanellën e Egnatias në ndeshjen e parë të Abissnet Superliga kundër Partizanit.”