Ekipi i Deçiçit është duke kryesuar tabelën e Superligës së Malit të Zi. Pas 11-javësh, kjo skuadër ka arritur të sigurojë 21-pikë, duke marrë gjashtë fitore, tre barazime dhe vetëm dy humbje.

Ndërkohë, përveç kësaj, klubi shqiptar po bën edhe investime në infrastrukturë. Deri më tani, klubi dhe komuna e Tuzit kanë investuar në vendosjen e prozhektorëve të ndriçimit, krijimin e një fushë stërvitore dhe ndërtimin e Akademisë. Aktualisht, po ndërtohen tribuna qëndrore e stadiumit, ndërsa shumë shpejt do të nisë edhe rinovimi i tapetit.

Për Deçiçin luajnë emra të njohur, siç janë ish-futbollistët e Vllaznisë, Andrija Dragojeviç, Ronaldo Rudoviç dhe shkodrani Erjon Vucaj, por edhe ish-sulmuesi i Kombëtares së Malit të Zi, Fatos Beçiraj dhe ish-mbrojtësi i Dinamos sezonin e kaluar, Aleksandar Sofranac. Poashtu, kujtojmë se, Deçiçi ka marrë pjesë dy vitet e fundit në turet kualifikuese të ConferenSontce League.

Nderkohe sonte ne oren 19.00 tuzianet do te luajne nje ndeshje shume te rendesishme teksa do te prese ne fushen e tij ekipin e Buduènostit, nje prej rivaleve te tij kryesore dhe padyshim qe do te kerkoje fitoren. Deçiq me 21 pike kryeson i vetem renditjen, ne vendin e dyte eshte Sutjeska me nje pike me pak, ndersa Buduçnosti eshte i treti me 18 pike.
Maringlen ZHIVANI