Ka disa vite qe nuk eshte me ne pankinen e kombetares shqiptare, por “hija” e Xhani De Biazit po e ndjek kemba- kembes trajnerin aktual Edi Reja. Dhe te gjithe bejne edhe krahasimet e periudhes se dy trajnereve ku padyshim ajo e te parit eshte me e suksesshmja sepse Shqiperia shkoi edhe ne finalet e Europianit.

Xhani De Biazi edhe mbreme ka qene i pranishem ne studiot sportive te vendit tone, ndonese eshte trajneri i Azerbajxhanit. Ai foli në lidhje me Kombëtaren shqiptare gjatë në interviste në emisionin “Skaner“ në “MCN TV“.

Menjëherë pas kësaj interviste në “Skype“, kanë nisur edhe batutat në studion. Ka qenë Nevil Dede ai që mes humorit është shprehur se De Biazi tashmë ka marrë rolin e dashnorit, teksa shfaqet kudo sa herë që Reja nuk zhvillon paraqitje të mira me ekipin tonë kombëtar.

“De Biazi është bërë si puna e dashnorit. Reja është burri. Sa herë dështon Reja, del De Biazi kudo. Pse nuk e merri një herë Panuçin ju? Merreni një herë Panuçin, pse merrni vetëm De Biazin? Mendoje një herë, mund të bëjë lajm më të bukur se De Biazi“, ka thënë Nevil Dede.