Sot futbolli shqiptar u rikthye në aktivitet me raundin e 1/16 të kupës. Disa nga skuadrar kryesore të vendit zbritën në fushë. Një ndër çiftet e këtij raundi ishte edhe derbi mes Maliqit dhe Skënderbeut. Korçarët dukshëm favoritë fituan edhe ndeshjen.

Bardhekuqtë triumfuan në shifrat 1-5 kundër fqinjëve, duke hedhur një hap të sigurt për kualifikim. Një nga protagonistët e ndeshjes ishte edhe Belajdi Pusi. Sulmuesi shkodran që aktivizohet prej 3 sezonesh me juglindorët shënoi dy gola. Kështu golat e dytë dhe të tretë të bardhekuqve mbajnë firmën e tij.

Ku më përpara kishte shënuar Liço. Një formë e mirë kjo e 24-vjeçarit që në këtë mënyrë gjen golat e parë të sezonit. Kjo pasi në 3 takimet e para të Kategorisë së Parë, ish-lojtari i Vllaznisë nuk kishte gjetur golin. Tashmë duket se Pusi thyen “tersin” dhe rikthehet në formën e duhur.

Për të shënuar sa më shumë gola për statistikat e tij personale. Por edhe për objektivat e Skënderbeut, që pavarësisht një starti të dobët të sezonit, ata duan ngjitjen sa më shpejt në Superiore. Dhe patjetër golat e Pusit janë një garanci për korçarët.
Endri ÇINARI