Një nga lojtarët e ardhur këtë sezon tek Vllaznia është edhe elbasanasi Dejvi Bilali. Një mbiemër i njohur në Shkodër por edhe në qytetin e tij.

Madje, mësojmë se ai është nipi i Ferdinand Bilalit, ish-lojtarit të njohur të viteve ’90. Ka ardhur me shumë dëshirë për të treguar vlerat e tij dhe për momentin, stafi duket i kënaqur me atë çfarë ai po jep në fushën e lojës.

I datëlindjes 15 qershor 1996, elbasanasi e ka nisur karrierën tek Elbasani por ndërkohë ka luajtur edhe për pak kohë tek Turbina, para se të kalonte tek Besa me të cilën luajti një sezon.

Ndërkohë verën e shkuar kaloi tek Teuta ku qëndroi edhe aty një sezon dhe së fundi është pjesë e Vllaznisë. Këtë përvojë të re e ka marrë me shumë dëshirë dhe po i luan të gjitha ndeshjet si titullar.

Kuptohet, mban numrin 10 në shpinë dhe duhet ta justifikojë atë prandaj kjo tregon se ka për të dhënë edhe më shumë.

E rëndësishme është që ka besimin e trajnerit Lika dhe bashkë me pjesën tjetër të ekipit do të bëjnë më të mirën për ta rikthyer Vllazninë në Superligë.
© shkodrasport.com