Leroy Sane pritet ta vijojë karrierën e tij te Bayern Munchen.

Mediat raportojnë se sulmuesi anësor ka arritur një marrëveshje personale me bavarezët për një kontratë 4-vjeçare.

Sane nëse nënshkruan me Bayernin ku do të bëhet një nga më të paguarit në Gjermani me një pagë që përllogaritet të kapë shifrën e 10 milionë eurove.

“Sport Bild” shkruan se drejtues të klubit të Bayernit i kanë rezervuar edhe numrin e fanellës “10” për sezonin e ri.

Këtë numër momentalisht e mban Coutinho i cili pritet të rikthehet te Barcelona pas huazimit dy vjeçar me rekordmenët e Gjermanisë.

Thuhet se Man City do të pranonte 60 milionë euro për të lënë të lirë Sane.