Zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit do të zhvendosen te ish-kompleksi “Dinamo”, aty ku është ngritur shtëpia e re e këtij institucioni.

Burime nga FSHF-ja bëjnë me dije që gjatë muajit dhjetor do të zhvendosen të gjithë në zyrat e reja, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm do të bëhet inaugurimi zyrtar.

Duket si një dhuratë e presidentit Armand Duka për pjesëtarët e administratës, të cilët do të kenë hapësira më të mëdha dhe do të jenë më komodë në shtëpinë e re. Ndërkohë, zyrat aktuale janë vënë në shitje.

Prej muajsh kishte nisur ndërtimi i shtëpisë së re për Federatën Shqiptare të Futbollit. Pas inaugurimit të “Air Albania Stadium”, tashmë është radha e zyrave të reja./newsport/