Karim Benzema e ka mbyllur tashmë karrierën e tij ndërkombëtare duke qenë se menjëherë pas përfundimit të finales së Katarit, deklaroi tërheqjen e tij nga Franca. Sulmuesi i Real Madrid mugoi në këtë Kupë Bote për shkak të një dëmtimi të pësuar para se ajo të fillonte.

Në fakt, arsyeja e vërtetë e krisjes së raportit mes Benzema, Deschamps por edhe Federatës Franceze është fakti se lojtarit i mbeti hatri me mënyrën si u trajtua në lidhje me Raphael Varane. Edhe mbrojtësi mbërriti i dëmtuar në Kupën e Botës, por ndryshe nga Benzema, ai u lejua të qëndronte pranë grupit dhe të stërvitej me ta.

Madje, Deschamps vendosi ta priste Varane edhe pse lojtari i Manchester United nuk ishte i gatshëm në ndeshjen e parë të grupit ndaj Australisë duke u rikuperuar vetëm për sfidën e dytë ndaj Danimarkës.

Ky diferencim bëri që Benzema të mos kthehej sërish në kombëtare, edhe pse ishte rikuperuar dhe mund të luante të paktën nga çerekfinalja e mbrapa. Por, diferencimi me Varane nuk u “përtyp” nga sulmuesi që tashmë konsiderohet si përfundimisht i larguar prej kombëtares.