Në “Elbasan Arena” Dinamo dhe Laçi ndajnë nga një pikë në barazimin 0-0, në një sfidë shumë të luftuar, me ritëm dhe raste.

Sfida nisi me rastin e dinamovitëve në minutën e gjashtë, moment kur porta e kurbinasve u kërcënua nga Denisson. Me minutat që kaluan, ritmi u rrit, teksa në minutën e 33-të Vila ishte shumë pranë golit, por nuk ia doli të shënonte.

0-0 dhe kështu u mbyll pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë, Laçi provoi më shumë, që kërcënoi që në minutat e para, ndërsa Dinamo u kundërpërgjigj në minutën e 69-të me Lorenco Vilën.

Pavarësisht dëshirës dhe rasteve, goli mbeti një mision i pamundur për të dyja skuadrat që vuajtën mungesën e konkretizimit.

Pas këtij barazimi, Dinamo ngjitet në vendin e katërt me 47 pikë duke “ndezur” garën për Final 4, teksa Laçi shkon në kuotën e 39 pikëve dhe mbetet pranë zonës “Play-Out”.