Nje nga golashenuesit me te mire te kampionatit te kaluar te kategorise se pare, pikerisht Redon Danaj, sivjet ka lene Beselidhjen dhe i eshte bashkuar Dinamos. Skuadra kryeqytetase e konsideron nje
Sezonin e kaluar ka qene portieri Simon Simoni ai qe “u hapi rrugen” lezhjaneve tek Dinamo me ate shkelqimin e tij, prej te cilit edhe klubit dinamovit duket se perpos perfitimit nga ana financiare, ka vendosur t’u besoje me shume atyre.
Per kete arsye, presideni Bardhi ka bere bashkeortak tek Dinamo edhe lezhjanin Kristjan Gjidodaj. Me pas ka marre portierin 18 vjeçar Sinan Dani, per te vazhduar me Patrik Fetajn dhe po ashtu edhe me Redon Danajn.
Dhe ne fakt keto dy te fundit nuk kane shkuar kot sa per te shkruar emrin tek Dinamo. Per momentin si Fetaj ashtu edhe Danaj jane titullare ne formacionin e kesaj skuadre dhe kjo u pa edhe ne miqesoren e para dy diteve me Vllaznine.
Dhe Danaj padyshim qe shpreson te beje me mire ne sezonin e ri me blute. Nese sezonin e kaluar shenoi 17 gola me Beselidhjen, padyshim qe sivjet do te synoje per me shume dhe njekohesisht ta ndihmoje skuadren e tij te re te rikthehet ne Superlige./SHKODRA-SPORT.COM/