Blutë, ashtu siç e tha edhe vetë trajneri Mehmeti në konferencën e djeshme, kanë vetëm një dilemë për ndeshjen e sotme kundër Vllaznisë.

Fantazisti brazilian, Denison, ka një shqetësim muskulor dhe vendimi përfundimtar do të merret në momentet e fundit. Nëse braziliani ia del, atëherë Dinamo do të zbresë në fushë kundër Vllaznisë me formacionin e zakonshëm, me 4 lojtarë përpara, teksa rikthehet Kaçorri nga pezullimi.

Nëse Denison e nis nga stoli, gjasat janë që të shtohet një mesfushor dhe pikërisht Smaçi. Mbrojtja është po ajo, me Markun, Hoxhën, Behiratçen dhe Lorran, përpara portierit Sali.

Andoni dhe Gudiabi do të jenë në qendër të mesfushës, ndërsa Vila, Zabërgja dhe Denison në ofensivë, aty ku Kaçorri është në rolin e “pykës”.