Komisioni i Disiplinës së FSHF-së u mblodh sot, mori në shqyrtim problematikën e relatuar pranë tij nga sektori teknik, dhe mori vendimet e mëposhtme:

1. F.K “Partizani”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur fjalë fyese dhe hedhur sende brenda rrethimit të lojës, gjobitet në masën 100.000 lekë.

2. Lojtari i K.F “Kukësi”, Elis Bakaj, për provokim të publikut me fjalë dhe xheste ofenduese, pezullohet nga gara për 2 ndeshje dhe gjobë në masën 100.000 lekë.

3. KF “Tirana”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke shpalosur parulla në ndeshjes kundër K.F “Bylis”, të datës 18.02.2018, dënohet me zhvillimin e ndeshjes së radhës kundër KF “Apollonia” pa pjesëmarrjen e grupit të tyre të spektatorëve.

4. Lojtari i KF “Tomorri”, Aristotel Koleci, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, pezullohet me 5 ndeshje nga aktivitetet.

5. Lojtari i KF “Apollonia”, Aldo Llambro, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, pezullohet me 5 ndeshje nga aktivitetet.

6. Lojtari i KF “Turbina”, Eyoh Effion Ekemini, për goditje me shkelm ndaj kundërshtarit, pezullohet me 5 ndeshje nga aktivitetet.

7. Zyrtar i i K.F “Shkumbini”, Astrit Isai, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dhe mosrespektim të vendimit të Komisionit të Disiplinës, pezullohet me 8 ndeshje nga aktivitetet dhe 100.000 lekë gjobë.

Në zbatim të nenit 136/1/a) të KDS gjoba të ekzekutohet në masën 50%. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit Astrit Isai i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territorin përreth fushës së lojës.

8. KF “Naftëtari”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, dënohet me zhvillimin e 1 ndeshjeje pa spektatorë.

9. KF “Butrinti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar në mënyrë të përsëritur me fjalë fyese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojës, dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë.

10.Lojtari i KS “Kastrioti” U-17, Florian Hidri, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 lekë. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

11.Lojtari i KS “Kastrioti” U-17, Andi Doku, për prostesta me fjalë ofenduese ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, pezullohet me 2 ndeshje nga aktiviteti dhe gjobë në masën 100.000 lekë. Në aplikim të Nenit 136 të KDS, gjoba paguhet në masën 3%.

12.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Domosdova”, Erjon Duka, dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Erjon Duka vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.

13.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Delvina”, Ardian Xhibro, dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Ardian Xhibro vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.