Terbunit nuk “i ben derman” as bora e stadiumit “Ismail Xhemali”. Pas humbjes se pesuar pak dite me pare ne Shkoder ndaj Burrelit, sot pukjanet kane humbur me te njejtin rezultat ndaj Erzenit.

Në ndeshjen e Grupit A, Erzeni ka mundur me shifrat 2-1 ekipin vendas, në një ndeshje të luajtur në kushte ekstreme pasi stadiumi ishte mbuluar nga dëbora.

Takimi i parë mes ekipeve ishte ndërprerë në minutën e 27 për shkak të kushteve të vështira atmosferike me erë dhe reshje të shumta.

Ndërsa sot vazhdimi është luajtur po në kushte të tilla, pasi tapeti i mbuluar nga dëbora e bënte të vështirë zhvillimin normal të ndeshjes.

Ndaj në fuqi ka mbetur rezultati i 27 minutave të para, pasi asnjë prej skuadrave sot nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës.

Erzeni po fitonte 2-1 në momentin e ndërprerjes së takimit dhe ai rezultat ka qëndruar në fuqi edhe pas mbylljes së 90 minutave.