HomeKRYESOREDita e së vërtetës për Juventusin, me sy e veshë nga gjykata...

Dita e së vërtetës për Juventusin, me sy e veshë nga gjykata për çështjen e 15 pikëve

Sot ose nesër, Juventusi do të mësojë më shumë rreth çështjes së 15 pikëve, të cilat iu hoqën pak javë më parë nga Gjykata e Apelit të Federatës, por iu rikthyen sërish në datën 20 prill.

Kolegji i Garancisë, ka marrë çështjen përsipër dhe këto dy ditë, duhet që të dorëzojë raportin e argumentuar në lidhje me pikët e rikthyera.

Pas dhënies së argumenteve, do të mbahet edhe seanca dëgjimore në lidhje me vendimin dhe kjo seancë duhet që të mbahet brenda 30 ditëve e më pas do të përcaktohet edhe gjyqi për vendimet e reja në lidhje me Juventusin.

Mediat italiane, raportojnë se vendimi i ri do të jepet në datën 4 qershor, aty ku edhe Juventusi do të njihet me dënimin që do të marrë, ndërkohë që nuk përjashtohet edhe mundësia që bardhezinjtë, t’i drejtohen sërish Kolegjit të Garancisë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments