E kishte premtuar para ndeshjes dhe ia doli ta bente realitet ate. E kemi fjalen per sulmuesin e Veleçikut Ditmir Ujkaj i cili nje dite para sfides me Terbunin premtoi gol ne fitoren e skuadres se tij dhe keshtu ka ndodhur.

Ai ka realizuar golin e pare te Veleçikut qe ne pjesen e pare, gol ky qe i dha qetesine e duhur kesaj skuadre per ta administruar avantazhin dhe me pas, per te shenuar edhe nje gol te dyte ne pjesen e dyte me ane te Tomes dhe kesisoj koplikasit kane fituar me rezultatin 2-0.

Fakti qe dy sulmuesit e kesaj skuadre u zhbllokuan, do te thote se kemi te bejme me nje lajm te mire per stafin teknik.Trajneri Duli herepashere e ka ngritur kete shqetesim si problemin kryesor te mungeses se rezultateve ne takimet e para te kampionatit.

Sa i takon sulmuesit Ujkaj, ai ka qene i pafat. Ashtu si ne sezonin e kaluar, edhe sivjet, ka kaluar disa demtime te cilat e kane lene per shume kohe larg skuadres, megjithate ai shpreson se tashme çdo gje ka kaluar dhe goli i sotem nuk do te jete i vetmi per te.

Pesha e tij ne manovren sulmuese eshte e madhe dhe per kete arsye, shpresohet qe Ditmir Ujkaj edhe ne ndeshjen e ardhshme, ate qe Veleçiku do te luaje ne Peqin ndaj Shkumbinit, te tregoje vlerat e tij dhe duke tentuar te shenoje, t’i jape pike Veleçikut.
www.shkodrasport.com