Simeon Hristov duket se i ka dhënë “lamtumirën” Vllaznisë. As dje nuk është kthyer në Shkodër, duke shtuar mundësinë e një “divorci” të parakohshëm.

Sulmuesi maqedonas duhet të vinte bashkë me Adilin dhe Efremovin në Shqipëri, por çuditërisht nuk erdhi dhe madje nuk eshte dukur edhe me pas.

As vetë trajneri nuk kishte dijeni për këtë gjë, e megjithatë nuk përjashtohet mundësia që Mirsad Jonuz gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, të zhvillojë një takim me të dhe ta bindë që të rikthehet.

Megjithate kur javet kalojne dhe po ashtu edhe numri i ndeshjeve, duket se ardhja e tij duket e panevojshme dhe per kete arsye, edhe kontrata me kete lojtar mund te konsiderohet e mbyllur ngaqe sulmuesi maqedonas nuk dha ate qe pritej, ndoshta edhe per shkak te demtimeve qe ka patur.