Nje ndeshje mjaft interesante ka qene ajo e kampionatit kombetar te moshave per Ligen Amatore ne Zonen e Shkoder, pikerisht ajo ne mes ekipeve te 17 vjeçareve te “Djelmnia shkodrane” dhe KF Shkodra.

Pas shume rivaliteti gjate gjithe takimit, ne fund ka fituar me rezultatin 3-2 ekipi i “Djelmnia Shkodrane”, fale golave te shenuar nga futbollistet Ermir Rekaj, Ervis Curri dhe Aldo Nika.

Djemte e drejtuar nga trajneri Arber Shytani kane luajtur me mire dhe per rrjedhoje e kane merituar fitoren. “Djelmnia shkodrane” U17 po ben nje paraqitje shume te mire ne kampionatin e sivjetem dhe jo me kot kryeson renditjen.

Ne rradhet e tij ka disa lojtare cilesore qe premtojne shume per te ardhmen dhe qellimi i stafit teknik mbi te gjitha ky eshte: Rritja nga ana profesionale sepse nese ndodh kjo, pastaj edhe rezultatet vijne vete.
www.shkodrasport.com