Djelmnia Shkodrane U-17 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe vazhdon te jete me merite nje nder tre ekipet e para te renditjes ne Kategorine e Pare te futbollit shqiptar.

Mesditen e sotme, ekipi i drejtuar nga trajneri Arber Shytani ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj ekipit te Akademise se Futbollit Elbasani, ne ndeshjen e luajtur ne Shkoder, ne fushen sportive Zmijani.

Ne fakt, pjesa e pare do te ishte mjaft pozitive per futbollistet e Djelmnise, te cilet kane arritur te shenojne tre gola njeri pas tjetrit. Keshtu, ne minuten e 22-te, ka qene futbollisti Delaj, i cili ka shenuar golin e pare, duke zhbllokuar rezultatin. Nderkohe me vone, me konkretisht ne minuten e 36-te, kapiteni Ermal Doçaj do te shenonte edhe golin e dyte.

Serish pak minuta me vone, ne fundin e pjeses se pare, ekipi shkodran shenon me Kakinin, qe tregohet i sakte ne gjuajtjen e tij drejt portes, duke e derguar topin ne rrjete.

Ky do te ishte goli i trete dhe i fundit jo vetem i pjeses se pare, por edhe i gjithe ndeshjes. Nderkohe, ne pjesen e dyte, trajneri Shytani aktivizoi pothuajse te gjithe futbollistet qe kishte ne stolin e rezervave dhe pavaresisht disa rasteve te krijuara serish, futbollistet e Djelmnise nuk arriten te shenojne dot gola te tjere.

Ne kete menyre, Djelmnia Shkodrane U-17 fiton 3-0 dhe me kete trepikesh, ajo eshte ngjitur ne kuoten e 14-pikeve, duke parakaluar Akademine e Futbollit Elbasani ne renditje dhe tashme ndodhet ne vendin e trete ne tabelen e klasifikimit. /Maringlen ZHIVANI/

U-17: Djelmnia Shkodrane-Akademia e Futbollit Elbasani 3-0

Golat: Delaj 22′, Doçaj 36′, Kakini 45′

Formacioni i Djelmnia Shkodrane U-17 (4-4-1-1): Tahiri, Kakini, Ndrevashaj, Plangaj, Brojaj, Lezha, Delaj, Zhuri, Çezma, Doçaj, Uldedaj (u aktivizuan: Preçetej, Kerrçaj, Behri, Velaj, Hotaj) Tr: Arber Shytani