Gianluigi Donnarumma respekton Keylor Navas, por këmbëngul se ai u bashkua me PSG për të luajtur rregullisht. Portieri italian nënshkroi me gjigantët e Ligue 1 këtë verë nga Milani në një transferim me parametra zero.

Sidoqoftë, ai ishte në stol në ndeshjen e parë të sezonit të PSG kundër Brest fundjavën e kaluar. Së fundmi në një intervistë për mediet franceze, Donnarumma u shpreh se dëshiron të luajë titullar dhe se i pëlqen konkurrenca me Navas.

“Dua të bëhem një nga portierët më të mirë në botë dhe për ta bërë këtë, është e nevojshme të sakrifikosh dhe të jesh i përulur. Të jesh i përulur është gjëja më e rëndësishme. Konkurrenca nuk më tremb. Keylor është një portier i madh, por unë jam këtu për të luajtur.

Konkurrenca është e mirë dhe mund të na ndihmojë të përmirësohemi. Kam ardhur këtu për të luajtur, kështu që do të jap maksimumin për të qenë titullar, por duhet të ketë konkurrencë.

Unë jam gati për të luajtur. Nuk do të ketë probleme, Keylor është një person i madh, ne jemi miq dhe nuk ka probleme, konkurrenca është normale në klubet e mëdha”, u shpreh Donnarumma.