Prej pesë vitesh është drejtor administrativ pranë Akademisë Vllaznia dhe ka parë e festuar shumë sukseseve të ekipeve të saj. Ka ndarë shumë momente festive, megjithatë Qashif Hoxha dje është parë të festojë gjatë.

E ka konsideruar një fitore ndryshe, ndoshta më të veçantën e këtyre pesë viteve dhe jep edhe një lajm të mirë: Futbolli shkodran s’vdes kurrë. Thjesht kerkon nje administrim me ndryshe dhe gjerat do shkojne ne vendin e vet.

Ky ishte një sukses shumë i madh, edhe në 100 vjetorin e klubit Vllaznia. Skuadra paraqiti në fushën e lojës të gjitha karakteristikat e futbollit shkodran, sakrificën, teknikën e lartë, kombinimet, fuqinë shpirtërore e fizike e gjithçka tjetër.

Spikatën ato lojtarë të talentuar që nesër do të jenë e ardhmja e Vllaznisë. Kjo ishte fitorja më e bukur në këto pesë vite që unë jam përgjegjës i Akademisë së futbollit, ka qenë e mundimshme por kallëzuam para gjithë Shqipërisë se futbolli në Shkodër nuk vdes.

Ai është gjallë, është sporti kryesor dhe do të ringrihet, por vetëm kërkon pak më shumë filozofi administrimi bashkëkohore, në mënyrë që Vllaznia të shkojë atje ku i takon, ku ka qenë gjithmonë, pretendente për tituj dhe fituese trofesh”- ka deklaruar Hoxha.