Tefik Osmani ka ardhur prej disa kohesh te punoje ne Shkoder, por nuk ka preferuar te flase shume per mediat. E ka bere nje gje te tille diten e sotme kur ka dhene nje prononcim per gazeten “Panorama Sport” ku nder te tjera ka folur edhe per pritjen qe i kane bere ne kete qytet.
“Këtu jam pritur shumë-shumë mirë nga të gjithë, nga më i vogli te më i madhi dhe kjo më ka bërë që të jap maksimumin e të mos zhgënjej asnjë. Siç më kanë pritur, dua t’ua shpërblej, të jap maksimumin sa i takon punës sime.
Por sigurisht që duhet të më lënë pak kohë. Sepse nuk është që erdha unë… dhe kam shkopin magjik. Por mendoj se diçka ka ndryshuar, fryma e grupit. Këto gjëra besoj që ishin të rëndësishme si objektivi im, i cili ka ndryshuar.
Duhet të heqim vetëkënaqësinë. Kjo është një nga pikat që unë i mëshoj më shumë dhe po përpiqem t’ua shpjegoj lojtarëve. Edhe kur kam qenë kundërshtar i Vllaznisë, e kemi diskutuar shumë herë që kjo skuadër bën një fitore, ose dy dhe të tretën humbet.
Këtë e kisha frikë edhe në ndeshjen me Skënderbeun dhe jam shumë i kënaqur, sepse shumë njerëz kanë menduar që ndaj Skënderbeut ne do të merrnim një rezultat negativ. Mirëpo ajo fitore më dha shumë besim. Mendoj që duhet të vazhdojmë kështu.
Ta heqim mentalitetin që kemi, nuk duhet të kënaqemi asnjëherë. Mos prisni të bëj mrekulli se nuk kam shkopin magjik, por të jeni të bindur se me Xhaferin Vllaznia do të tentojë gjithçka deri në fund”, “- eshte shprehur nder te tjera drejtori Osmani.