Vllaznia futsall eshte rikthyer ne kampionat pas disa vitesh mungese dhe ky rikthim duket se eshte me synime shume ambicioze. Organizimi i klubit ka bere qe te ndertohet shpejt e shpejt nje ekip, i cili do te jete nje nga pretendentet e forte per fitimin e titullit kampion kete sezon.

Drejtori teknik i Vllaznise ne futsall, Arben Xhaferi, ishte i ftuar ne emisionin “Sport Show” ne TV1-Channel, ku komentoi rreth ecurise se ekipit kuqeblu. Xhaferi u shpreh se shpreson shume qe ne Shkoder te sjellin nje kupe prej ketij sporti, ndersa theksoi se gjerat dhe funksionimi vitin tjeter do te jene me te mira ne cdo aspekt.

“Jemi te kenaqur, sepse kemi arritur ne fazen e play-off. Specifika e futsalles eshte qe ka pak lojtare dhe staf. Kemi pasur levizje dhe shpresojme e pretendojme te ecim perpara. Rendesi ka ndeshja e pare, sepse jane tre ndeshje dhe eshte me sistem vajtje-ardhje. Po u ndame barazim atje dhe fitojme ne Shkoder, kalojme ne finale. Keshtu qe, shpresojme ne nje rezultat pozitiv qe mos te jete humbja dhe pastaj te shohim.

Kemi 7-8 cuna qe jane te pergatitur maksimalisht per cdo ndeshje. Tani jemi ne faze pergatitore dhe te shohim. Normalisht, shpresojme per mire. Shpresojme te biem nje kupe ne Shkoder.

Jemi shume optimiste dhe cunat po kenaqen. Megjithate, jam i pakenaqur sepse nuk i jepet shume publicitet kesaj gjeje. Ajo eshte Vllaznia dhe nese shkojme ne Europe, ne shkojme si Vllaznia e Shkodres. Nuk shkojme se e cova une apo miqte e mi.

Ne kete skuader e kemi cuar ne kembe per nje jave, sepse dy vjet nuk ka marre pjese fare dhe fale stafit e trajnerit Bujar Celufaj, por edhe futbollisteve jemi ketu ku jemi. Kjo eshte dicka emocionale dhe ne fillim kur e hapem, ishim shume cuna te rinj qe kane shprehur gatishmerine per te marre pjese.

Viti qe vjen do te jete super me i mire dhe me i bukur. Shpresojme qe edhe me pallatin e ri te sportit qe Bashkia do na e ofroje te kemi kushte me te mira.

Impakt te publiku? Une mendoj qe po. Megjithate, eshte akoma disi e ngurte situata”-mbylli prononcimin e tij, drejtori teknik i Vllaznise ne futsall, Arben Xhaferi.
Maringlen ZHIVANI