Trajneri i Veleçikut dhe ish-futbollist i Vllaznisë ka qenë i ftuar mbrëmë në Star Sport. Lezhjani përveç skuadrës që drejton dhe fitores 4-0 kundër Gramshit, komentoi edhe mbi kuqeblutë. Ish-kapiteni vlerësoi takimin kundër Tiranës dhe dëshirën e madhe të tijën për ti parë shkodranët kampionë.

Smajli tha: “Ndeshja kundër Tiranës realisht më pëlqeu. Pashë një futboll të mirë nga të dy ekipet, pavarësisht se terreni linte shumë për të dëshiruar dhe nuk e kuptoj pse një ndeshje e tillë u la në një stadium të tillë. Dueli mund ti kishte të tre rezultatet, pasi Vllaznia edhe mund ta humbiste, por edhe fitonte ndeshjen në fund.

Vllaznia këtë sezon ? Ka ardhur në rritje dhe më pëlqen këto javë. Patjetër si çdo tifoz i shkodranëve unë dua ta shoh të fitojë diçka të madhe. Pra titullin kampion, pas dy kupave të fituara ka ardhur rradha e titullit që mungon prej vitesh.

Presioni ? Kush nuk e përballon të dorëzojë fanellën e Vllaznisë. Nga eksperienca personale në Shkodër nuk ka presion negativ. Mund të jenë momente në stadium ku tifozët mund të jenë euforikë, por nuk duan të keqen e futbollistëve.

Kur isha tek Tirana, humbëm 3-4 ndeshje rradhazi dhe tifozët na erdhën në fushën e stërvitjes dhe e ndërprenë, duke bërë presione mbi futbollistët. Ajo është diçka negative dhe jo këto që kërkojnë tifozët shkodranë që janë një kënaqësi për tu pasur në shkallët e stadiumit.

Veleçiku ? Morëm një fitore shumë të rëndësishme së fundmi kundër Gramshit. Kampionati është i fortë dhe mund të marrësh pikë kudo. Ne duam të bëjmë mirë në çdo ndeshje. Do kërkoj përforcime në janar dhe pse jo edhe afrime në huazim nga Vllaznia. Ku lojtarë si Pjeshka apo Delaj janë në pëlqimet e mia. E patjetër do iu shërbente edhe atyre për të marrë minuta dhe të rriten si futbollistë”.
Endri ÇINARI