Laçi ka marrë kryesimin e Kategorisë Superiore teksa tashmë ka detyrën e vështirë për ta mbrojtur dhe për të arritur një objektiv të paprekur kurrë më parë.

Megjithatë, në këtë aspekt, trajneri Shpëtim Duro thekson për RTSH Sport se ekipi i tij është në avantazh sa i përket përballjeve direkte me ndjekësit, ndërsa shton Vllaznia e Teuta vërtet kanë më shumë traditë se Laçi, por edhe ato kanë dekada pa fituar kampionatin.

“Tani fillon një kampionat tjetër deri në fund. Duke qenë në këto pozita besojmë shumë, por vlen të shihet si do menaxhohen ndeshjet deri në fund megjithë skuadrat që janë. Ne besojmë jo vetëm nga renditja, por edhe në ndeshjet kryesuese me përballjet direkte ne jemi më të favorizuar.

Barazimi me Apoloninë më erdhi keq, se ne ishim superior, duhet ta përfundonim atë ndeshje. Por, futbolli është i tillë, po skuadra reagoi në Korçë, kjo është pozitive. Kampionati është i gjatë ka oshilacione, e rëndësishme të ringrihesh”.

Pa përvojë për titull? “Nga katër rivalët, më shpejt që e ka fituar kampionatin para dy viteve është Partizani. Kurse Teuta, Vllaznia pavarësisht emrit kanë dekada që nuk e kanë fituar. Për Laçin është hera e parë për këtë objektiv, por diferenca nuk kemi sa i përket rezultateve direkte, organikës. Kemi lojtarë me përvojë”.

Nuabueze? Normal kthehet pas gjysmës së dënimit dhe do jetë i gatshëm për të mërkurën në Kupë me Partizanin, kemi përballje të rëndësishme. Pastaj mendojmë për Tiranën”, u shpreh Duro. /VipSport.al/