Në stadiumin “Partizani”, të kuqtë e kryeqytetit presin Vllazninë në supersfidën e javës së 16-të të Superiores.

Partizani kërkon tre pikët për të ruajtur i qetë kreun në renditje.

Nga ana tjetër, shkodranët duan të afrohen akoma dhe më shumë me “demat” në mënyrë që të qëndrojnë ende në garë për titullin.

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Bitri, Sota, Buxhelaj, Telushi, Murataj, Rrapaj, Hoti, Cara, Mensah.

Trajner: Xiovani Kolela

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Shehi, Hakaj, Smajli, Jonuzi, H.Marku, Alivoda, Mala, A.Hoxhaj, Kaina.

Trajner: Mirel Josa

GJYQTARË: K.Bajramaj, D.Myftari, G.Cenolli (Tiranë)

VAR: F.Lata (Durrës); AVAR: D.Maletaj (Tropojë)