Interi e ka marrë shumë seriozisht nënshkrimin me mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Marash Kumbulla.

Siç raporton e përditshmja veroneze “L’Arena”, zikaltërit janë të gatshëm të sakrifikojnë dy të rinjtë e skuadrës së tyre.

Behet fjale per sulmuesin 17 vjeçar Sebastjano Esposito dhe mbrojtësin 20 vjeçar Alesandro Bastoni, të dy tashmë të integruar në skuadrën e parë, sidomos Bastoni i cili ka shënuar dhe një gol në 15 paraqitje.

Por, Verona kërkon të marrë më shumë kohë duke shpresuar për paraqitje edhe më të mira të mbrojtësit shqiptar, në mënyrë që të nxjerrë sa më shumë fitim prej tij.