Mbrëmjen e sotme, një sasi me tritol është vendosur në shtëpinë e kreut të FSHF, Armando Duka në Durrës. Shpërthimi është regjistruar pak minuta më parë në derën e blinduar të shtëpisë së presidentit dhe ky shpërthim është dëgjuar në gjithë lagjen.

Për fat të mirë, nga shpërthimi i lëndës plasëse të hedhur, nuk ka pasur dëme në njerëz, por duhet theksuar se në shtëpi në ato momente, kanë qenë familjarët e Dukës, por jo vetë ai.

Megjithatë, policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ata po punojnë për të mësuar rrethanat e ngjarjes, si dhe për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.

Edhe momentalisht, forca të shumta policie po kqyrin vendin ku ka ndodhur shpërthimi dhe po punohet për sqarimin e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Duhet theksuar edhe se para pak ditësh, presidentit të FSHF, Armando Duka, i kanë dërguar mesazhe kërcënuese në telefon.
Maringlen Zhivani