“Djelmnia shkodrane” prej pak ditesh ka nje emer te ri ne stafin e saj. Behet fjale per Suad Prençin. Ky i fundit prej dy vitesh ka punuar si trajner tek Akademia e Murlanit ndersa tani e tutje do te jete pjese e kesaj Akademie.
Klubi ne fjale ka bere te ditur gjate dites se sotme per “Shkodra Sport” se Prençit i eshte besuar drejtimi i ekipit U13 te kesaj Akademie dhe ka nisur menjehere nga puna duke kerkuar te fuse idete e tij tek futbollistet qe e perbejne ate.
Trajneri ne fjale pavaresisht moshes se tij te re, ka disa kohe qe ka nisur rrugen e trajnimit. Ai eshte formuar si sportist tek Akademia Vllaznia dhe me pas firmosi kontrate me ekipin e pare te Vllaznise duke luajtur me pas me ekipin B, por pas disa problemeve me demtimet vendosi t’i jape fund karrieres si futbollist, por pa u larguar nga ky sport.
Ai ka dy vite qe ka punuar si trajner moshash tek Murlani ndersa tani do ta vazhdoje kete gje tek “Djelmnia shkodrane” ku e kane pritur shume mire dhe i kane besuar drejtimin e nje ekipi qe ka ne rradhet e tij lojtare cilesore dhe qe premtojne per te ardhmen.
Suad Prençi e ka marre me shume deshire kete detyre dhe padyshim qe do te mundohet te beje me te miren per klubin e ri, per ta çuar edhe me tej projektin qe ky i fundit ka nisur prej disa vitesh nen drejtimin e presidentit Benardin Kulla./SHKODRA-SPORT.COM/