Vllaznia qe prej se henes ka nisur pergatitjet per ndeshjet europiane dhe gjate kesaj periudhe njemujore ka planifikuar edhe zhvillimin e plot 5 ndeshjeve miqesore, 2 prej te cilave do t’i luaje ne Shkoder.
Trajneri Brdariç e beri te qarte kete gje ne prononcimin e tij per mediat kur deklaroi se e para do te zhvillohet kete te shtune, ndersa e dyta te merkuren qe vjen, nderkohe qe tre te fundit do te jene jashte vendit, pikerisht ne kampingun ku do te sterviten.
Nderkohe gazeta “Shkodra Sport” meson se fundi se kundershtari i pare per Vllaznine do te jete ekipi i njohur malazez Buduçnost, i cili po ashtu merr pjese edhe vete ne “Conference League”.
Gazeta po ashtu meson se ky takim do te luhet diten e shtune ne ora 18:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe pritet me interes nga sportdashesit shkodrane te cilet duan te shohin ne fushen e lojes ardhjet e fundit tek Vllaznia./www.shkodrasport.com/