Pas sponsorit Alban Xhaferi, edhe kryebashkiakja Voltana Ademi pak minuta me pare ka zyrtarizuar marreveshjen e lidhur nga KF Vllaznia me Drejtorine Rajonale Tatimore duke paguar nje shume prej afro 400 milione lekesh te vjetra per shlyerjen e borxheve ndaj saj.

Me pagesen e kesaj shume dhe lidhjen e marreveshjes, eshte hapur tashme zyrtarisht drita jeshile per licensimin e Vllaznise dhe pjesmarrjen e saj ne Kupat e Europes. Ja cfare shkruan kryebashkiakja Ademi pak minute me pare ne faqen e saj:

“Dua të jap një lajm shumë të mirë për të gjithë tifozerinë. Të premten kemi realizuar pagesën e detyrimeve për sigurimet shoqërore dhe tatimore në vlerën 39,166,600 lekë, kusht për lidhjen e marrëveshjes ndërmjet Klubit të Futbollit “Vllaznia” dhe Drejtorisë Rajonale Tatimore Shkodër.

Kjo u realizua në sajë të bashkëfinancimit ndërmjet Bashkisë Shkodër, Sponsorin z. Alban Xhaferi – AlbaPhoto shpk – distributor i autorizuar i Fujifilm per rajonin, dhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Falenderoj të gjithë tifozerinë, shkodranët anekënd, shqiptarët që ndjekin Vllazninë në mbarë botën!

Falenderoj për bashkëpunimin Z. Xhaferi, Federatën Shqiptare të Futbollit, dhe për gatishmërinë Z.Agron Hasanaj Drejtoria Rajonale Tatimore Shkodër”.