Igli Tare duket se ka bërë goditjen e radhës. Drejtori Sportiv I Lazio ka gjetur akordin me Borja Mayoral, me bardhekaltërit që do të derdhin në arkat e Real Madrid 15 milion euro.
Sipas ekspertit të merkatos Alfredo Pedulla, ky transferim është thuajse I kryer, me Galaktikët që do mbushin arkat nga talenti I tyre.
Sulmuesi 23 vjeçar ka qenë I huazuar te Levante këtë sezon, duke ia dalë të shënojë 8 gola në La Liga. Produkt I akademisë së Real Madrid, Mayoral duket se do provojë një aventurë të re në Serie A.
Duke iu bashkuar keshtu Lazios që nga sezoni që vjen do jetë në grupet e Champions League. Lojtari do përfitojë 2-5-3 milion euro në sezon./newsport/