Rei Manaj është lojtari kryesor i Barcelonës B në këtë sezon, teksa sulmuesi i kombëtares ditën e sotme ka shënuar edhe golin numër 12 me katalanasit.

Lushnjari në fakt, nuk e kishte nisur nga fillimi ndeshjen e sotme ndaj Vijareal B, mirëpo kjo nuk e ka penguar të shënojë golin e katërt në fitoren 1-4 të të tijve.

Manaj u shfaq para portierit në pjesën e dytë, teksa me një goditje të fortë gjeti pjesën më të lartë të portës kundërshtare duke festuar kështu me shokët e skuadrës.

Tashmë që po vjen fundi i sezonit, mbetet për t’u kuptuar edhe nëse Manaj do të vazhdojë sezonin e ardhshëm me blaugranët apo do të gjejë një tjetër akomodim. /VipSport/